berisha i kerkon urdhrit te mjekut ti heqe diplomen begaj 68f230b2c9dad

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj

October 17, 2025
min lexim

Në konferencën e së premtes për mediat, kryedemokrati Sali Berisha nuk ka kursyer nga akuzat Presidentin Bajram Begaj, të cilin e akuzon për shkeljen e Kushtetutës, pasi PD publikoi dokumente ku rezultonte se merrte pagë si konsulent në një klinikë mjekësore private.



“Haram Limioni ka paturpësinë të rrijë në detyrë, pasi neni 89 i Kushtetutës thotë: “Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike”. Nuk mund të jetë anëtar partie dhe nuk mund të kryejë as veprimtari tjetër private. A mund të imagjinoni ju, kryetari i shtetit tuaj, për babëzinë e tij të papërmbajtur. Ose nuk ka lexuar 1 faqe e gjysmë që Kushtetuta, disa nene i kushton këtij institucioni, ose i konsideron ato letër e vdekur dhe nuk pyet për to. Nuk ka gjë më të vetëkuptueshme se presidenti nuk mund të kryejë asnjë funksion tjetër. Se presidenti i ka të renditura në Kushtetutë se çfarë mund të bëjë ato që i thotë Kushtetuta, ose të tjerave që në zbërthim të Kushtetutës i jepen me ligj”, tha Berisha.

Berisha shpjegon se neni 94 i Kushtetutës thotë se “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera, përveç atyre që i njihen shprehimisht me kushtetutë ose që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të”. Për këtë arsye kreu i PD i bën thirrje Urdhrit të Mjekut që t’i heqë diplomën Begajt.

“Për Bajramin, peng i Limionit dhe aferave të tjera korruptive, është një skllav në duart e Edi Ramës dhe xhepave të tij. Shkon firmos, merr para në bordero private. I bëj thirrje Urdhërit të Mjekut, të ja heq menjëherë diplomën. I bëj thirrje Urdhërit të Mjekut, të ja heq diplomën se turpërim më të madh se ky nuk ka. Por kjo është vetëm kur je në grupin, klanin, bodrumin, shpellën e Edi Ramës mund të bësh në këtë mënyrë. Të paktën Urdhëri i Mjekut duhet të tregojë integritet dhe ta përjashtojë si të padenjë për këtë akt që ka kryer”, nënvizon Berisha.

Më tej ai nënvizoi se PD do të kërkojë edhe ndjekje penale për të parin e shtetit.

“Sigurisht që të gjitha këto do i renditen në dokumente ‘impeachment’, edhe kjo që ka bërë për gjyqtaren Bejtja dhe do jepen për ndjekje penale. Ndjekja penale dhe impeachment janë dy procedura të ndryshme, por unë e ftoj prapë të reflektojë, në qoftë se i ka ngelur edhe një kuant i integritetit njerëzor, të largohet menjëherë nga ajo detyrë se e ka turpëruar në mënyrë skandaloze”, nënvizon kreu i PD.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vetedorezimi i autorit te vrasjes se biznesmenit edoardo sarchi ne shqiperi media italiane ngre dyshime mund te kete qene ekzekutim i porositur 68f22dae7f840
Lajmi i mëparshëm

Vetëdorëzimi i autorit të vrasjes së biznesmenit Edoardo Sarchi në Shqipëri, media italiane ngre dyshime: Mund të ketë qenë ekzekutim i porositur

pas nje periudhe te veshtire myleene klass rikthehet ne qender te vemendjes 68f233f70f972
Lajmi i radhës

Pas një periudhe të vështirë, Myleene Klass rikthehet në qendër të vëmendjes

Të fundit nga

ShkoLartë