Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se Berisha nuk njeh gjuhë tjetër përveç, linçimit, sulmeve dhe krimit ndaj kundërshtarëve.
Gjatë intervistës, ai theksoi se kreu i PD Sali Berisha ka treguar se nuk di të bëjë politikë, por vetëm dhunë.
Sa i përket situatës së Ervin Salianjit, gazetari nënvizoi se e ka paralajmëruar të tërhiqet. Gjithashtu nënvizoi se ka dërguar indirekt mesazh kërcënues për jetën
“Berisha nuk e ka për gjë edhe t’i vriste njerëzit. Salianji të jetë i lumtur që Berisha po tregohet shumë minimalist me këtë rrugë që po ndjek. Gjithmonë Berisha çon mesazhe të kuptueshme. Edhe Salianji i ka çuar edhe një mesazh të drejtpërdrejt hiqu nga rruga ike dhe vazhdo dhe do shpëtosh. Berisha i ka dhënë mesazhin nëse do ngatërrohesh më tej do ndodhi ajo që ka ndodhur më të tjerët në situata të tilla”, tha ai.
Gjatë intervistës, në “Ora e Fundit”, gazetari Mahmutaj u ndal edhe te reagimin i ambasadës gjermane e cila dënoi dhunën e përdorur në protestën e opozitës të mbajtur të dielën.
“PD sa të jetë Berisha do të jetë pronë e tij, nuk e lëshon ai. Edhe kur Berisha të largohet nga kjo botë, atëherë PD do ta tërheqë zvarrë. PD lindi nga Ramiz Alia që e futi Berishën si kopil aty dhe në fund do ta marrë me vete deri në atë botë…”, tha ai.
Burimi: botasot.info


