berisha e ka ndjere frike per 21 janarin por ka marre garanci berisha po luhet nje loje e rende ne spak 692249386d6a9

“Berisha e ka ndjerë frikë për ’21 Janarin’, por ka marrë garanci”/ Berisha: Po luhet një lojë e rëndë në SPAK

November 23, 2025
1 minut lexim

Analisti Frrok Çupi tha në “Ora e Fundit” në ABC News se mes Sali Berishës dhe SPAK po zhvillohet një “lojë e rëndë” që, sipas tij, nuk po prodhon rezultate konkrete në drejtësi. Ai u shpreh se ish-kryeministri ka ndjerë frikë për çështjen e “21 Janarit”. Por, sipas tij është krijuar përshtypja se Berisha ka marrë garanci se hetimet do të mbeten sipërfaqësore.

Çupi akuzoi se krimet e supozuara të Berishës po mbeten të pandëshkuara për shkak të një “ombrelle mbrojtëse”, ndërsa kritikoi edhe mungesën e vullnetit institucional për të çuar përpara hetimet mbi ngjarjet e rënda politike.

“SPAK dhe Berisha po luajnë batica dhe zbatica, por nuk japin produkt. Nuk po japim asnjë ndryshim. Krimet e Berishës po mbeten të pandëshkuar. Kjo është ombrella që mbron krimin Berisha. Berisha ka ngjashmëri me ish-presidentin Brazilian, të dy janë të akuzuar për krime, kanë organizuar grusht shteti dhe të dy kanë mbledhur militantë poshtë dritares.

Të dy ëndërrojnë se i dashuron Berisha. Berisha i ka krimet sheshit. Populli shqiptar nuk ka se nga ta marrë drejtësinë, sepse nuk ka institucione. Berisha kërkon që të shurdhojë Gjykatën Kushtetuese, që t’i bëjë zhurmë në kohën që po shqyrton ankimin e qeverisë për zëvendës kryeministren. Kërkon të rrëzojë mazhorancën me taktika jashtëligjore. Nga ana tjetër duket se ka një kordinancë me SPAK. Është punë kaçakësh. Berisha në një farë mënyre e ka ndjerë frikën për “21 Janarin”.

Kam përshtypjen që ka marrë garanci nga SPAK, se do të jetë vetëm një trokitje. Po luhet një lojë shumë e rëndë në SPAK. Ky SPAK nuk ka dashur kurrë dhe nuk do që ta hetojë çështjen e ’21 Janarit’. Reforma në drejtësi nuk preu kanalet e furnizimit me para të Berishës ndaj drejtësisë”, tha Frrok Çupi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ra nga skena dhe u dergua me urgjence ne spital si eshte gjendja shendetesore e miss
Lajmi i mëparshëm

Ra nga skena dhe u dërgua me urgjencë në spital, si është gjendja shëndetësore e Miss Xhamajka?

a eshte lenduar amir rrahmani kjo eshte e verteta 69224994af0e9
Lajmi i radhës

A është lënduar Amir Rrahmani? Kjo është e vërteta

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë