berisha denoncon ramen ne strasburg bllokoi kerkesen e prokurorise speciale per arrestimin e ballukut 697a28d528302

Berisha denoncon Ramën në Strasburg: Bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin e Ballukut

January 28, 2026
1 minut lexim

Nga Strasburgu, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se ‘bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku’.

Nga salla e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryedemokrati e quajti akt antikushtetues ‘bllokimin e kërkesës së SPAK’.

Fjala e plotë:

Këtu, nga salla e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, dënoj me forcën më të madhe aktin puçist, antikushtetues të Ramaduros dhe veglave të tij, Peleshit të parlamentit, të cilët në një vendim jashtë çdo lloji dhe kushtetute bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin e kryehajdutes së vendit, Lubi Ballukut, vetëm e vetëm se aferat e saj janë të pandashme me aferat e Ramaduros.

Me këtë akt, Edi Rama fakton para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se ai është padrinoja, jo vetëm i narkoshtetit por dhe i sistemit kleptokratik që ka vendosur në Shqipëri.

Me këtë akt, ai u thotë shqiptarëve se ne ju kemi vjedhur dhe do të vazhdojmë t’ju vjedhim.

Por ky vendim është një kushtrim i madh për qytetarët shqiptarë, revoltën, zemërimin e tyre, të ngrihen në revoltë dhe zemërim për të larguar një minutë e më parë këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama, nga pushteti.

Shqiptarët në këtë betejë kanë me vete, kanë mbështetje, kanë aleatë të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe mbarë qytetarët e lirë në Europë dhe në botë, të cilët shohin tashmë qartë tek narkodiktatori i Tiranës një kopje siameze të Noriegës apo Maduros së Venezuelës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

miliona perdorues te apple paralajmerohen te ndalojne perdorimin e chrome 697a287b62c8f
Lajmi i mëparshëm

Miliona përdorues të Apple paralajmërohen të ndalojnë përdorimin e Chrome

skandali i zgjedhjeve te dhjetorit avokati kerkon pezullimin e deputeteve nen dyshim ka edhe nje thirrje per prokurorine 697a28f135fb0
Lajmi i radhës

Skandali i zgjedhjeve të dhjetorit: Avokati kërkon pezullimin e deputetëve nën dyshim, ka edhe një “thirrje” për Prokurorinë

Të fundit nga

ShkoLartë