berisha akuzon cekun per shantazh politik me ndihmen e prokurorise 68a36d2f4061f

Berisha akuzon Çekun për shantazh politik me ndihmën e prokurorisë

August 18, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Pranverim Berisha, ka akuzuar ministrin në detyrë Hajrulla Çeku se ka përdorur prokurorin për t’i shantazhuar në fillim të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit.

Sipas Berishës, një prokuror që, siç thotë ai, është në përfundim të mandatit dhe i afërt me ministrin Çeku, ka ngritur një aktakuzë për një rast të cilin, sipas tij, e kanë sqaruar më herët me argumente ligjore.

Berisha pretendon se Ministria e Kulturës ka neglizhuar me qëllim trajtimin e kërkesës së Zyrës për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, për të krijuar alibi ligjore për ndërhyrje politike.

“Është e papranueshme që në fillim të fushatës zgjedhore të përdoren instrumentet e drejtësisë për shantazh politik. Ministri Çeku, në vend që të japë llogari për keqpërdorimet e shumta financiare në ministrinë që ka udhëhequr, përpiqet të zhvendosë vëmendjen me akuza të pabaza”, tha Berisha.

Ai gjithashtu ka akuzuar Çekun për favorizime të shumta financiare brenda ministrisë, duke përmendur pagesa në shuma të mëdha ndaj familjarëve dhe të afërmve të eksponentëve politikë.

“257 mijë euro për vëllain e tij, 255 mijë euro për motrën e deputetit Artan Abrashi, dhe 52 mijë euro për bashkëshortin e deputetes Fitore Pacolli. Për aferën e ‘Sarajit të Vjetër’, vendi i Hajrulla Çekut dhe zyrtarëve të tjerë të MRKS është në prokurori, e jo në pushtet”, shtoi ai.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Berisha theksoi se beson në drejtësinë e pavarur dhe në profesionistët që nuk bien pre e lojërave politike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

takimi me trump ne zyren oval zelensky jam gati te takohem me putinin 68a36c469f84f
Lajmi i mëparshëm

Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!

barbara palvin perfundon ne spital 68a36e559cb53
Lajmi i radhës

Barbara Palvin përfundon në spital

Të fundit nga

ShkoLartë