berisha aeroporti i vlores megaafere korruptive valoni e pacolli presta nome pronare e vertete jane rama dhe balluku 68f8c1fa1f61d

Berisha: Aeroporti i Vlorës megaaferë korruptive, Valoni e Pacolli ‘presta nome’, pronarë e vërtetë janë Rama dhe Balluku

October 22, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në konferencën për shtyp me mediat se pronarët e vërtetë të aeroportit të Vlorës janë kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij Belinda Balluku, pasi biznesmenët, përfshi edhe Behgjet Pacollin, janë thjesht “presta nome”.

Ai kërkoi hetim të gjithanshëm për këtë megaaferë.

“Duhet një hetim i gjithanshëm për aeroportin e Vlorës. S’mund të jepet kurrë garanci për aeroportin e Vlorës. Aeroporti është një aferë megakorruptive. Unë e kam denoncuar, pavarësisht se ishte Pacolli aty”, tha ai.

Më tej Berisha shpjegoi se kompania koncesionare do zhvaste taksat e shqiptarëve me ndihmën e qeverisë, sepse edhe sikur të mos bëheshin fluturime, ata do arkëtonin 140 mln euro nga taksat e shqiptarëve.

“Është e tmerrshme të gjobisësh shqiptarët, parashikimi 700 mln fitimi për 35 vite koncesion dhe 10 vitet e para taksapaguesit i paguajnë koncesionarit 140 milionë. Shteti s’mund të jepte kurrë garanci për 600 mijë bileta”, u shpreh kreu i selisë blu.

Në fund ai tha se Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi ishin thjesht “presta nome” dhe pronarët janë Rama dhe Balluku. Berisha përgëzoi edhe dy ish-ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri që refuzuan ta firmosnin aeroportin, por shtoi se atë e bëri ‘Lubi Balluku”.

“Pacolli dhe Valoni janë thjesht prestanome, por pronarët e vërtetë janë Rama, Balluku dhe të tjerët. Përgëzoj dy ish-ministrat që nuk e firmosën, ajo ishte gjobë për taksapaguesit shqiptarë. Ata refuzuan, por megaaferën e firmosi Balluku”, tha ai.

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

procesi i berlinit ne londertakim murtezani doti 68f8c0923e980
Lajmi i mëparshëm

Procesi i Berlinit në Londër,takim Murtezani- Doti

anis mehmeti pas golit te radhes e dime cfare na pret te shtunen 68f8c255b6ee7
Lajmi i radhës

Anis Mehmeti pas golit të radhës: E dimë çfarë na pret të shtunën

Të fundit nga

Horoskopi i datës 28 dhjetor 2025

Dashi Edhe pse atmosfera festive ju dhuron një ndjenjë qetësie të brendshme, duhen marrë parasysh edhe disa përplasje apo tensione në familje. Jeni përballë vendimeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen
ShkoLartë