berat zbulohet parcela me bime narkotike arrestohen 2 kusherinjte 689decdf69702

Berat/ Zbulohet parcela me bimë narkotike, arrestohen 2 kushërinjtë

August 14, 2025
1 minut lexim

Kultivuan bimë Cannabisi, në fshatin Osmëzezë, kapen në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas, kushërinj me njëri-tjetrin.



Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve, të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

‘Gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Moçali”, në fshatin Osmëzezë, u zbulua një parcelë ku ishin kultivuar 64 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan.

Gjatë ndërhyrjes, u kapën në flagrancë në parcelë, shtetasit S. M., 29 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. M, u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu çifte dhe disa fishekë të armës së gjahut’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nikolloski eshte vene ne funksion qarkorja qe lidh ohrin dhe strugen maqedonine dhe shqiperine 689deb3b39e04
Lajmi i mëparshëm

Nikolloski: Është vënë në funksion qarkorja që lidh Ohrin dhe Strugën, Maqedoninë dhe Shqipërinë

tronditese ne bolivi dy serbe dhe nje maqedonas gjenden te masakruar brenda 689dee0b29e9d
Lajmi i radhës

Tronditëse në Bolivi, dy serbë dhe një maqedonas gjenden të masakruar brenda…

Të fundit nga

ShkoLartë