beqa nese ka deputete qe fshehurazi duan ta votojne albulena haxhiun jane frikacake 687184942d121

Beqa: Nëse ka deputetë që fshehurazi duan ta votojnë Albulena Haxhiun, janë frikacakë

July 11, 2025
1 minut lexim

Politologia Arta Tahiri-Beqa ka komentuar zhvillimet aktuale politike në Kuvendin e  Kosovës, duke vënë në dyshim ekzistencën e ndonjë vullneti të fshehtë nga deputetë të opozitës për të mbështetur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit.

Ajo tha se nuk i beson deklarimeve se disa deputetë po japin mbështetje në mënyrë jozyrtare për kandidaturën e Haxhiut.

“VV-ja e pa që e refuzoi LDK-ja – në rregull! Por në Parlamentin e Kosovës janë edhe deputetë të tjerë, pa 20 të LDK-së, të cilët, po, është fakt që kanë thënë: jo Albulenën, por edhe Albin Kurtin të dalë kandidat, nuk do ta votojnë”, tha Tahiri-Beqa.

Ajo i quajti të pabesueshme pohimet se disa deputetë të opozitës mund të jenë të gatshëm të mbështesin kandidaturën e VV-së në biseda të mbyllura, por jo në mënyrë publike.

“Unë nuk i besoj personalisht asnjë mendimi që thotë se janë disa deputetë të opozitës që juve në objekte të kafeneve, bufeve apo personalisht po ua shqiptojnë dëshirën për ta votuar Albulena Haxhiun, e që publikisht nuk po e bëjnë”, deklaroi ajo në emisionin “Këndi i Debatit”.

Tahiri-Beqa theksoi se përbërja aktuale e deputetëve të partive opozitare përbëhet nga figura të njohura dhe të vjetra politike, të cilët, sipas saj, nuk japin sinjale për ndryshime apo lëvizje jashtë vijës partiake.

Kur e shoh listën e LDK-së dhe PDK-së që janë përfaqësues deputetë aty, asnjë nuk ma mbush mendjen mua – janë veteranë të këtyre subjekteve politike. Nuk ka figura të reja që mund të kenë animime ndryshe”.

Ajo tha se nëse ka deputetë që kanë thënë se e votojnë Haxhiun me votim të fshehtë, janë frikacakë.

“Këta deputetë në qoftë se ekzistojnë janë frikacakë. Nëse ekzistojnë deputetët e tillë në Kuvendin e Kosovës që paskan frikë me votua Albulenën hapur e iu paskan premtuar juve fshehur, unë sot i quaj deputetë frikacakë”, deklaroi ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

flamurtari firmos me mesfushorin spanjoll 6871849130b6f
Lajmi i mëparshëm

Flamurtari firmos me mesfushorin spanjoll

hyundai prezanton nje tjeter model elektrik 68718580e067f
Lajmi i radhës

Hyundai prezanton një tjetër model elektrik

Të fundit nga

ShkoLartë