beogradi mashtron qytetaret serbe te kosoves ne fushate sikur heren e kaluar shpall konkurse ne institucione ilegale 694c0a1ed149e

Beogradi mashtron qytetarët serbë të Kosovës në fushatë sikur herën e kaluar, shpall konkurse në institucione ilegale

December 24, 2025
1 minut lexim

Sikurse në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Beogradi zyrtar sërish ka tentuar të mashtrojë qytetarët serbë të Kosovës me shpalljen e një konkursi për 300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore ilegale në Kosovë.

“Njëkohësisht, është në proces një konkurs për 50 vende të reja pune në institucionet shëndetësore në Kosovë, i cili u hap më 22 dhjetor 2025. Në këtë mënyrë, do të hapen 350 vende të reja pune në sistemin shëndetësor serb në Kosovë, që do të thotë jetë për qëndrimin dhe mbijetesën e popullit tonë në këtë zonë”, ka thënë e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në qeverinë serbe.

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, kjo zyre pretendoi se këtë po e bën për të treguar “kujdesin e qartë të shtetit të Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq për popullin e tyre në Kosovë”.

“Gjithashtu theksojmë se në gjysmën e dytë të janarit, 700 veta staf mjekësor dhe jo-mjekësor do të punësohen pas një konkursi të zhvilluar më parë, i cili, me këtë rritje të fundit të numrit të vendeve të punës, është një ndihmë e madhe nga shteti i Serbisë dhe Ministria e Shëndetësisë, e kryesuar nga Ministri Zlatibor Lonçar, për institucionet serbe të kujdesit shëndetësor në Kosovë”, vazhdon njoftimi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

festat e fundvitit radhe kilometrike ne kakavije pala greke operon vetem me dy sportele 694c09c644e9a
Lajmi i mëparshëm

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke operon vetëm me dy sportele

zelensky shpalos nje plan 20 pikesh per paqe 694c0a343379e
Lajmi i radhës

Zelensky shpalos një plan 20-pikësh për paqe

Të fundit nga

ShkoLartë