benzi u perplas me pishen dhe shpertheu ne flake polici hero nuk pret zjarrfikesen futet me flakeve dhe shpeton tre te rinjte ne fier 68966e23631f9

“Benzi” u përplas me pishën dhe shpërtheu në flakë, polici “hero” nuk pret zjarrfikësen! Futet me flakëve dhe shpëton tre të rinjtë në Fier

August 8, 2025
1 minut lexim

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fier, në zonën e Qafë Koshovicës. Një makinë tip ”Benz’’ humbi kontrollin, u përplas me një pishë dhe u përmbys në rrugë, duke shpërthyer në flakë.

Kanë qenë tre persona, shoferi dhe dy pasagjerë, të rinj të cilët kanë mbetur të plagosur.

Fatmirësisht të tre kanë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe kjo ”falë’’ policit i cili u gjend “në kohën dhe momentin e duhur”.

Një qytetar ka filmuar momentin ku një efektiv polici i cili u gjend në vendngjarje pa pritur zjarrfikësit, ka hyrë mes flakëve dhe ka arritur të nxjerrë të gjallë katër personat e bllokuar në automjet. Veprimi i tij i guximshëm ka shmangur një tragjedi të madhe.

Qytetari që raportoi ngjarjen shprehet se falë ndërhyrjes së menjëhershme të policit, të plagosurit u shpëtuan nga vdekja e sigurt.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

proteste ne shkup ne mbeshtetje te palestines 689664b23d725
Lajmi i mëparshëm

Protestë në Shkup në mbështetje të Palestinës

rodri ka pesuar nje tjeter demtim te rende 68966e9ad8527
Lajmi i radhës

Rodri ka pësuar një tjetër dëmtim të rëndë!

Të fundit nga

ShkoLartë