benjamin netanyahu le ti lejojme palestinezet te largohen nga gaza 689c9ca028dc9

Benjamin Netanyahu: Le t’i lejojmë palestinezët të largohen nga Gaza

August 13, 2025
1 minut lexim

Ndërsa ushtria përgatitet për një ofensivë më të gjerë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ringjallur idenë e “lejimit” të palestinezëve të largohen nga Rripi i Gazës.



Propozimet e mëparshme për të zhvendosur banorët e Gazës jashtë territorit të shkatërruar nga lufta, përfshirë atë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, kanë ngjallur shqetësim midis palestinezëve dhe dënim nga bashkësia ndërkombëtare.

Netanyahu mbrojti politikat e tij të kohës së luftës në një intervistë të rrallë me median izraelite, të transmetuar menjëherë pasi Egjipti njoftoi një përpjekje të re nga ndërmjetësit për të siguruar një armëpushim 60-ditor.

Kryeministri izraelit i tha transmetuesit izraelit i24NEWS: “Ne nuk po i shtyjmë ata jashtë, por po i lejojmë të largohen”.

“Ne u japim atyre mundësinë të largohen, para së gjithash, nga zonat e luftimeve dhe në përgjithësi të largohen nga territori, nëse dëshirojnë”, tha ai, duke përmendur flukset e refugjatëve gjatë luftërave në Siri, Ukrainë dhe Afganistan.

“Ne do ta lejojmë këtë, para së gjithash brenda Gazës gjatë luftimeve, dhe sigurisht do t’i lejojmë ata të largohen nga Gaza”, shtoi Netanyahu.

Përpjekja për t’i zhvendosur ata nga toka e tyre, palestinezëve kjo u kujton “Nakbën”, ose katastrofën, zhvendosjen masive të palestinezëve gjatë krijimit të Shtetit të Izraelit në vitin 1948.

Netanyahu ka mbështetur propozimin e Trump për të dëbuar më shumë se dy milionë banorë të Gazës në Egjipt dhe Jordani, ndërsa disa ministra izraelitë të ekstremit të djathtë kanë bërë thirrje për “largimin vullnetar” të tyre.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarrvenia 14 autore 24 oret e fundit rama 10 ne pranga e 4 ne procedim 689c9b745f80f
Lajmi i mëparshëm

Zjarrvënia/14 autorë 24 orët e fundit. Rama: 10 në pranga e 4 në procedim

shperthen zjarr i madh prane nje fshati ne struge kerkohet nderhyrja e helikopterit 689c9d1813593
Lajmi i radhës

Shpërthen zjarr i madh pranë një fshati në Strugë, kërkohet ndërhyrja e helikopterit

Të fundit nga

ShkoLartë