beni femije paguan hoteli nisma e vecante e miliarderit polak per te shtuar popullsine 68ded7b362085

“Bëni fëmijë, paguan hoteli”/ Nisma e veçantë e miliarderit polak për të shtuar popullsinë

October 2, 2025
1 minut lexim

Në një përpjekje gjeniale për të luftuar krizën demografike, rrjeti më i madh privat i hoteleve në Poloni, “Arche Group”, po ofron festa falas dhe bonuse për çiftet që bëjnë fëmijë gjatë qëndrimit në një nga hotelet e tij.

Klientët që paraqesin faturë hoteli të datës rreth nëntë muaj para lindjes, mund të përfitojnë një ceremoni falas për pagëzim ose festë laike me 10 persona. Ndërkohë, punonjësve të kompanisë u jepet një bonus prej 2,000 euro për çdo fëmijë të lindur.

Themeluesi i grupit, Władysław Grochowski, e quan nismën një gjest simbolik, por edhe një reagim ndaj rënies alarmante të lindjeve në vend. Me një normë fertiliteti prej vetëm 1.2 fëmijë për grua, Polonia është ndër vendet me lindshmërinë më të ulët në BE.

Ndërkohë që qeveria ka rritur përfitimet për fëmijët, ekspertët thonë se faktorë si strehimi i shtrenjtë dhe mungesa e përkrahjes për riprodhimin e vonuar, po ndikojnë negativisht. Mbyllja e reparteve të maternitetit dhe mungesa e emigrantëve për të plotësuar fuqinë punëtore, janë gjithashtu pjesë e krizës së thelluar.

Grochowski thotë se edhe pse ideja e “fëmijëve të hotelit” nisi disi me humor, por ajo synon të nxisë reflektimin dhe veprim konkret për të ardhmen e Polonisë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

foshnja nga ballina nevermind e nirvana humb gjyqin 68ded5f5add4c
Lajmi i mëparshëm

​Foshnja nga ballina Nevermind e Nirvana humb gjyqin

ahmeti merr perkrahje te madhe ne qallapek 68dedcd3880e8
Lajmi i radhës

Ahmeti merr përkrahje të madhe në Qallapek

Të fundit nga

ShkoLartë