belinda balluku nen hetim nga spak malaj duhet te merrej e pandehur edhe per ndikim te paligjshem 690d313502f6f

Belinda Balluku nën hetim nga SPAK, Malaj: Duhet të merrej e pandehur edhe për “ndikim të paligjshëm”

November 7, 2025
1 minut lexim

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj ka komentuar zhvillimet lidhur me hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Malaj deklaroi se, bazuar në komunikimet që kanë dalë nga përgjimet midis Ballukut dhe ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, duhet të ishte komunikuar edhe akuza për ndikim të paligjshëm, pasi elementët e bisedave tregojnë për ndërhyrje direkte në proceset tenderuese.

Ballukut duhet t’i komunikohej edhe akuza për ndikim të paligjshëm nga komunikimet që kanë dalë me Evis Berberin,” u shpreh Malaj i ftuar në studion e emisionit “Log” në News24.

Sipas tij, hetimet e SPAK janë në fazë që mund të zgjerohen më tej, duke përfshirë edhe akuza të reja për persona të tjerë të përfshirë në këtë aferë.

“Që të cilësohet si grup i strukturuar kriminal, duhet të lidhen provat dhe faktet që kanë vepruar si grup. Nëse do hapet një telefon tjetër, nëse një dëshmitar jep një deklarim tjetër dhe tregon të vërtetën, është e sigurt që prokurori do u komunikojë akuzë tjetër këtyre. Akuzat do vijnë njëra pas tjetrës,” paralajmëroi Malaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1762470320388
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Çairi po transformohet në komunë të denjë për qytetarët (VIDEO)

agim ademi nje nate tjeter magjike per futbollin e kosoves 690d319519060
Lajmi i radhës

Agim Ademi: Një natë tjetër magjike për futbollin e Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë