belgjika mbeshtet fuqishem kosoven ne rrugen e saj euroatlantike 691633e06d300

Belgjika mbështet fuqishëm Kosovën në rrugën e saj euroatlantike

November 13, 2025
min lexim

Ambasadori belg në Kosovë, Gregoire Cuvelier, me rastin e Ditës së Mbretit, tha se Belgjika është mbështetëse e palëkundur e Kosovës në integrimin evropian.

Ai me këtë rast përkujtoi faktin se Belgjika dhe Kosova kanë bashkëpunime në shumë fusha, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, raporton KP.

Cuvelier: Belgjika mbështetëse e palëkundur e Kosovës në procesin e integrimit euroatlantik

“Në shkurt të vitit 2008, Belgjika e njohu pavarësinë e Kosovës shumë shpejt, më 24 shkurt. Që nga ajo kohë, Belgjika ka qenë një mbështetëse e palëkundur e Kosovës në procesin e saj të integrimit euroatlantik. Sa i përket marrëdhënieve dypalëshe, më lejoni të përmend bashkëpunimin tonë shumë të suksesshëm në luftën kundër krimit të organizuar, një çështje që trajtohet nga një atashe e Policisë Federale, Eva Mielnicki, e cila është sonte këtu me ne. Më lejoni gjithashtu të përmend se një pjesë e këtij bashkëpunimi zhvillohet përmes projektit evropian APEC, oficerët e projektit të të cilit janë gjithashtu sonte këtu me ne. Dhe më lejoni të përgëzoj autoritetet e Ministrisë së Drejtësisë, të Ministrisë së Brendshme, si dhe të Policisë dhe Gjyqësorit të Kosovës, të cilët janë partnerë konstruktivë dhe efektivë të autoriteteve belge në këtë fushë. Muajt e fundit janë karakterizuar nga kontakte të shumta në nivel të lartë ndërmjet dy vendeve tona”, tha ai.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se Kosova dhe Belgjika ndajnë vlera të përbashkëta dhe se marrëdhënia mes dy vendeve është e bazuar në një ekuilibër demokratik.

Kurti: Belgjika qëndroi përkrah Kosovës në momente kritike

“Marrëdhënia jonë është e bazuar në një ekuilibër demokratik. Ajo mbështetet në demokraci, në fatin tonë të përbashkët evropian dhe në besimin se paqja dhe drejtësia duhet të mbizotërojnë gjithmonë. Belgjika qëndroi përkrah Kosovës në momentet më kritike, që nga koha e rezistencës paqësore kundër shtypjes në vitet 90-ta, deri te lufta për çlirim dhe pavarësi në vitet 1998–1999, që i dha fund viteve të vuajtjeve. Më pas, Belgjika vazhdoi të mbështesë rindërtimin, zhvillimin dhe shtet-formimin e Kosovës. Belgjika ishte ndër të parat që artikuloi bazën ligjore dhe morale të ndërhyrjes perëndimore të bashkuar në Kosovë, dhe ndër të parat që njohu pavarësinë tonë në vitin 2008. Që atëherë, ajo ka mbetur një mbështetëse kryesore dhe e qëndrueshme e sovranitetit dhe integrimit tonë euroatlantik. Ne e vlerësojmë thellësisht këtë mbështetje, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, theksoi Kurti.

Në pritjen me rastin e Ditës së Mbretit i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, zyrtarë të ndryshëm politike si dhe diplomatë të akredituar në Kosovë. Në ceremoni të pranishmit patën mundësinë edhe të shijojnë birrën belge, e njohur për cilësinë dhe traditën e saj shekullore

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lamine yamal ne gare per cmimin fifa puskas 2025 691633d74ea59
Lajmi i mëparshëm

Lamine Yamal në garë për Çmimin FIFA Puskás 2025

fotolajm per here te pare takim bilateral mes qeverise shqiptare dhe italiane cfare nuk u pa ne mbledhjen e mbajtur ne rome 69163486b94ec
Lajmi i radhës

FOTOLAJM/ Për herë të parë takim bilateral mes qeverisë shqiptare dhe italiane, çfarë nuk u pa në mbledhjen e mbajtur në Romë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë