FB IMG 1766263675924

Bela “godet” Ahmetin: Po e braktisin bashkëpunëtorët, edhe Mexhiti doli nga BDI nga mospasja e reformave

December 20, 2025
1 minut lexim

Njohësi i rrethanave politike, Valon Bela përmes një statusi në Fejsbuk ka komentuar Kongresin e BDI-së ku Ali Ahmeti u rizgjodh sërish në krye të partisë.

Sipas Belës, Ali Ahmeti nuk e praktikoi shembullin e Hashim Thaçit dhe për këtë ai do të vlerësohet nga vet anëtarësia se a ka gabuar apo jo.

“Mbi Kongresin e V-të të BDI-së: reformë apo deformë. Bujar Osmani dhe Arbër Ademi janë dy personalitete që lehtësisht kishin mundur të bëjnë zëvendësimin e Ali Ahmetit. Të dy të apostrofuarit kanë përvojën, madje edhe vijimësinë kronologjike të zhvillimeve në BDI dhe jashtë saj. Ali Ahmeti nuk e praktikoi shembullin e Hashim Thaçit dhe për këtë ai do të vlerësohet nga vet anëtarësia se a ka gabuar a jo”, ka shkruar Bela.

Sipas tij, vlen të përmendet se Izet Mexhiti (asokohe nënkryetar dhe kryetar i degës së Çairit) doli nga BDI nga mungesa e reformave, pa çka doli më i suksesshëm se disa të tjerë si psh: Hysni Shaqiri dhe Gëzim Ostreni, figura të fuqishme që kishin dalë më herët nga BDI nga pakënaqësia e ngjashme.

Se a ka marrë mësim BDI nga goditja e zgjedhjeve të fundit lokale, gjithashtu, sipas Belës mbetet të shihet.

“Ajo që dihet është se Ali Ahmeti nuk e ka as energjinë dhe as elanin që dikur e kishte, pasi që shumë nga bashkëpunëtorët (shto këtu edhe komandantët) e tij e kanë braktisur.

‘Jetojmë për me pa’ tha populli se a do ringritet BDI apo do pëson”, thekson Bela.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sadomazokizmi cfare fshihet pas kenaqesise qe shkakton dhimbje 69470479c61e5
Lajmi i mëparshëm

Sadomazokizmi, çfarë fshihet pas kënaqësisë që shkakton dhimbje

ali ahmeti rizgjidhet kryetar i bdi se ndersa keto jane ndryshimet qe parlajmeroi 69470df6e1251
Lajmi i radhës

Ali Ahmeti rizgjidhet kryetar i BDI-së, ndërsa këto janë ndryshimet që parlajmëroi!

Të fundit nga

ShkoLartë