bekim sali uron austrine per diten kombetare partneriteti yne i rendesishem per te ardhmen evropiane 6adfcf221ce65

Bekim Sali uron Austrinë për Ditën Kombëtare: Partneriteti ynë, i rëndësishëm për të ardhmen evropiane

October 27, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka përcjellë urimet e tij për qytetarët austriakë me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Austrisë, duke vlerësuar miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme të këtij vendi për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Në urimin e tij, Sali theksoi rëndësinë e Austrisë si partnere e çmuar e vendit dhe si një mbështetëse e vendosur e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të Ballkanit Perëndimor.

Ai vlerësoi angazhimin austriak për mbajtjen e rajonit pranë Bashkimit Evropian, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Sali shprehu bindjen se partneriteti mes dy vendeve duhet të thellohet më tej, me synimin për të krijuar më shumë mundësi për qytetarët dhe për të ndërtuar lidhje edhe më të afërta ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë.

Në fund, ai përcolli urimet më të përzemërta për Ditën Kombëtare të Austrisë, duke riafirmuar rëndësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

 

FB IMG 1793048914447 FB IMG 1793048918359

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria ceke kerkon shumice te cilesuar per cdo vendim te ardhshem per euron 6adfb4e2b9c96
Lajmi i mëparshëm

Qeveria çeke kërkon shumicë të cilësuar për çdo vendim të ardhshëm për euron

kryeziu permend sami dhe mergim lushtakun per vrasjen e nje gruaje nga nje mik i tyre ndez debat 6adfcf8e8270b
Lajmi i radhës

​Kryeziu përmend Sami dhe Mërgim Lushtakun për vrasjen e një gruaje nga një mik i tyre, ndez debat

Të fundit nga

ShkoLartë