bekim sali sonte me nder e pranoj detyren nga miku im profesori zeqirija ibrahimi 69373bf760640

Bekim Sali: Sonte me nder e pranoj detyrën nga miku im, profesori Zeqirija Ibrahimi

December 8, 2025
min lexim

Deputeti dhe tani më kryetari i Alternativës, Bekim Sali, ka falënderuar Zeqirija Ibrahimin për gjithë kontributin e tij duke thënë se dorëheqja e tij, e dhënë me maturi dhe me fisnikëri të rrallë, është dëshmi e kulturës së tij politike.
“Të nderuar anëtarë të Alternativës dhe të VLEN-it,
I dashur profesor Zeqirija Ibrahimi,
I nderuari kryetar ynë i derisotëm, miku im i çmuar,
Sonte, duke e pranuar me nder dhe përgjegjësi detyrën që më është besuar, dua të them publikisht se shembulli i mikut tim Zeqirija i lidershipit, integritetit dhe përkushtimit do të mbetet gurthemeli mbi të cilin do të ndërtojmë kapitullin e ri të Alternativës dhe të VLEN-it.
Dorëheqja e tij, e dhënë me maturi dhe me fisnikëri të rrallë, është dëshmi e kulturës së tij politike. Ky është një mësim i jashtëzakonshëm për të gjithë ne.
Unë sot nuk e marrë drejtimin e Alternativës si pasardhës i tij, por si vazhdues i një rruge që profesori e ka shtruar me mund, dije dhe ndershmëri. Premtoj se do të mbroj moralin politik që ai ka ndërtuar, do të ruaj frymën e tij, dhe do ta çoj përpara projektin tonë politik me përgjegjësi të plotë.
Të nderuar anëtarë të Alternativës dhe të VLEN-it,
Ky është momenti ynë i përbashkët.
Ju ftoj të gjithë të qëndrojmë të bashkuar, të vendosur dhe me bindje të thellë se puna që kemi nisur duhet të vazhdojë me energji të re dhe me vullnet të përbashkët.
Suksesi ynë do të varet nga pjekuria, uniteti dhe guximi ynë për t’i shërbyer qytetarëve me respekt dhe transparencë.
Profesor Zeqirija, ju falënderoj nga zemra për besimin, për përkrahjen dhe për miqësinë tonë prej tri dekadash. Do të kem nevojë për mençurinë dhe përvojën tuaj, ashtu siç e ka pasur deri sot Alternativa dhe gjithë skena jonë politike. Për mençurinë tuaj, për përvojën, për qetësinë tuaj politike dhe për vizionin që keni dëshmuar në çdo sfidë. Roli i juaj nuk përfundon këtu ai vetëm po ndryshon formë. Profesori dhe miku im do të mbetet busull morale dhe mendje strategjike për proceset që vijnë.
Profesori do të mbetet gjithmonë mësuesi dhe udhëzuesi ynë.
Me respekt të thellë,
Bekim Sali!, ka shkruar Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

njerezit qe gjeten dashurine e vertete kishin keto 4 gjera ne mendje 6937327843256
Lajmi i mëparshëm

Njerëzit që gjetën dashurinë e vërtetë kishin këto 4 gjëra në mendje

zbukurimi i kryeqytetit do te kushtoje 53 mije euro 693743144fd83
Lajmi i radhës

Zbukurimi i Kryeqytetit do të kushtojë 53 mijë euro

Të fundit nga

Samsung njofton programin beta të One UI 8.5

Samsung ka nisur zyrtarisht programin e saj beta të One UI 8.5, dhe ai sjell disa veçori të reja që rrisin produktivitetin, privatësinë dhe performancën. Photo Assist tani lejon gjenerimin e pakufizuar

Kurti deklarohet pas takimit me Ulutaş

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit në zyrat qendrore të KFOR-it nga Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, në një drekë pune. “Së bashku diskutuan rreth
ShkoLartë