Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, ka përkujtuar viktimat e tërmetit katastrofik që goditi Shkupin më 26 korrik 1963, duke theksuar se kjo datë mbetet simbol i dhimbjes, por edhe i solidaritetit dhe ringritjes së qytetit.
“Në orën 05:17, më 26 korrik 1963, Shkupi u zgjua nga një prej tragjedive më të mëdha në historinë e tij. Tërmeti shkatërrues mori qindra jetë, la mijëra të lënduar dhe ndryshoi përgjithmonë fytyrën e qytetit.
Sot përkujtojmë me nderim dhe respekt viktimat e asaj dite të dhimbshme. Kujtimi i tyre mbetet i gjallë, ndërsa historia e 26 Korrikut na kujton forcën, solidaritetin dhe shpresën me të cilat Shkupi u ngrit sërish”, ka shkruar Sali.
Burimi: alfax.mk


