bekim sali nxenesit e fushe topanes do te kene pishine te re per mesim noti dhe rekreacion 68975cc35e557

Bekim Sali: Nxënësit e Fushë Topanës do të kenë pishinë të re për mësim noti dhe rekreacion

August 9, 2025
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka njoftuar se sot ka nisur ndërtimi i një pishine të re në Lagjen Fushë Topanë të Çairit, e cila do t’u shërbejë nxënësve për mësim noti, ushtrime, gara dhe rekreacion.

“Shtatori do të nis ndryshe për nxënësit në Lagjen Fushë Topanë të Çairit. Aty sot ka nisur që të realizohet ndërtimi i një pishine të re, e cila do t’i shërbejë nxënësve të shkollave për mësim noti, ushtrime, gara, rekreacion, etj.”, ka shkruar Sali.

Ai tha se bashkë me kandidatin e VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, kanë inspektuar punimet në terren.

Sipas tij, “projekti kap vlerën prej 1 milion eurove dhe ka një sipërfaqe prej 620 m² dhe thellësi nga 80 cm deri në 1.30 metra, objekti po realizohet me themel betoni të armuar, strukturë moderne prej çeliku, sipas standardeve më të larta të sigurisë e cilësisë”.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministria e shendetesise mori kompetencat per licencimin e stomatologeve 68975cbe5b63a
Lajmi i mëparshëm

Ministria e Shëndetësisë mori kompetencat për licencimin e stomatologëve

fluks ne doganen e morinit afro 40 mije persona nga kosova drejt shqiperise gjate 24 oreve te fundit 68976b44e39fa
Lajmi i radhës

Fluks në doganën e Morinit, afro 40 mijë persona nga Kosova drejt Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit

Të fundit nga

ShkoLartë