bekim sali nga ukraina mbeshtesim anetaresimin sa me te shpejte te ukraines ne nato 699de8e2279a2

Bekim Sali nga Ukraina: Mbështesim anëtarësimin sa më të shpejtë të Ukrainës në NATO

February 24, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Ukrainë, ka zhvilluar një takim me Zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian dhe Euroatlantik të Ukrainës, Taras Kachka, ku në fokus ishte procesi eurointegrues dhe bashkëpunimi bilateral.

Sali theksoi se takimi ishte konstruktiv dhe trajtoi disa çështje kyçe për të dy vendet.

“Me Zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian dhe Euroatlantik të Ukrainës, Taras Kachka, zhvilluam një takim konstruktiv për procesin eurointegrues, marrëveshjet tregtare dhe rolin e NATO-s, duke marrë parasysh rëndësinë e Maqedonisë së Veriut si vend anëtar i NATO-s, në sigurimin e stabilitetit rajonal”, u shpreh Sali.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua edhe për reformat e brendshme dhe agjendën zhvillimore.

“Diskutuam reformat në drejtësi dhe administratë, agjendën reformuese dhe planin e rritjes. Marrëdhëniet bilaterale janë kultivuar ndër vite, integrimi i dy vendeve në BE mbetet prioritet dhe pjesë e planit strategjik”, deklaroi ai.

Në fund, Sali përcolli mbështetjen e Shkupit zyrtar për aspiratat euroatlantike të Ukrainës.

“I përcolla mbështetjen tonë që Ukraina të bëhet sa më shpejt një vend anëtar i NATO-s, duke sjellë paqe dhe stabilitet rajonal”, theksoi Zëvendëskryeministri i parë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zgjedhja e presidentit tashme eshte pune e kryer bytyci tregon kush i ka gjasat me te medha qe lvv ta propozoje per president 699dc17ddbff4
Lajmi i mëparshëm

“Zgjedhja e presidentit tashmë është punë e kryer”/ Bytyçi tregon kush i ka gjasat më të mëdha që LVV ta propozojë për President

krimi ne shba ne nivel te ulet trump shkak politikat e mia per vendosjen e rendit 699de9532b56d
Lajmi i radhës

Krimi në SHBA në nivel të ulët? Trump: Shkak, politikat e mia për vendosjen e rendit

Të fundit nga

Shehi, stërvitja e parë me Tiranën

Trajneri i ri i Tiranës, Orges Shehi, është prezantuar para skuadrës dhe ka kryer stërvitjen e para. Para saj, ai ka shprehur besimin te cilësitë e lojtarëve dhe besimin se skuadra bardheblu
ShkoLartë