bekim sali ne studenican u ndje fuqishem fryma e ndryshimit 68c34eba91059

Bekim Sali: Në Studeniçan u ndje fuqishëm fryma e ndryshimit

September 12, 2025
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka reaguar pas hapjes së shtabit zgjedhor të koalicionit në Komunën e Studeniçanit, duke theksuar mbështetjen e fuqishme të banorëve, raporton alfax.mk.

“Sonte në Studeniçan u ndje fuqishëm fryma e ndryshimit! Në këtë vend ku gjithmonë janë kultivuar vlerat familjare, ku gjeneratat kanë udhëhequr me vizion e përkushtim, sot hapëm një kapitull të ri”, ka shkruar Sali.

Ai bëri të ditur se së bashku me krerët e VLEN-it u inaugurua shtabi zgjedhor, ndërsa kandidati për kryetar komune, Sedat Bislimi, dha një mesazh të qartë:

– “Ka ardhur koha për ndryshim.

– Ka ardhur koha për rininë.

– Ka ardhur koha për profesionalizëm dhe përkushtim.

– Ka ardhur koha për vepra konkrete.”

Sali shtoi se Studeniçani meriton më shumë, ndërsa Karshiaka ka nevojë për zhvillim.

“Zhvillimi do të jetë kryefjala jonë. Ne besojmë, ne veprojmë, ne fitojmë!”, theksoi deputeti i VLEN-it. /alfax.mk/

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

frike nga kontrollet reperi i njohur heq dore nga koncertet amerikane 68c34a956466c
Lajmi i mëparshëm

Frikë nga kontrollet? Reperi i njohur heq dorë nga koncertet amerikane

izet mexhiti nga fushe topana ju jeni vula e fitoreve tona 68c35bd29c2c0
Lajmi i radhës

Izet Mexhiti nga Fushë Topana: Ju jeni vula e fitoreve tona

Të fundit nga

ShkoLartë