bekim sali ne saraj vlen do ta perkrahe cdo projekt qe permireson jeten e banoreve 6940b5d5d36d1

Bekim Sali në Saraj: VLEN do ta përkrahë çdo projekt që përmirëson jetën e banorëve

December 16, 2025
1 minut lexim

Saraj, 15 dhjetor – Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, pjesë e koalicionit VLEN, ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar për 29-vjetorin e themelimit të Komunës së Sarajit, me ftesë të kryetarit të komunës, Muhamed Elmazi. Gjatë ngjarjes u prezantua Programi Zhvillimor Saraj 2025–2029, i cili fokusohet në zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe social të komunës.

“Me ftesë të kryetarit Muhamed Elmazi, mora pjesë në këtë event ku u prezantua Programi Zhvillimor Saraj 2025–2029 dhe u shënua edhe 29-vjetori i komunës. Saraji ka potencial të jashtëzakonshëm zhvillimor, dhe ne si Alternativë dhe pjesë e koalicionit VLEN do ta përkrahim çdo projekt që ua lehtëson jetën banorëve dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe social të komunës”, shkroi Sali.

Ai theksoi se zhvillimi lokal duhet të jetë prioritet dhe se Saraji meriton vëmendjen dhe mbështetjen e duhur për projekte që përmirësojnë jetën e banorëve dhe promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski per vonesat e ndihmes sociale ka keqperdorime ka persona qe marrin mbi 60 mije denare ne muaj 6940aebfdd015
Lajmi i mëparshëm

Mickoski për vonesat e ndihmës sociale: Ka keqpërdorime, ka persona që marrin mbi 60 mijë denarë në muaj

mot i vranet me intervale me diell 6940f870efda5
Lajmi i radhës

Mot i vranët me intervale me diell

Të fundit nga

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ballkani Perëndimor vijon të mbetet në pozicion kritik, pavarësisht reformave dhe progresit që po ndërmerren në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Instituti gjerman, “Aspen”, i cili në qendër të punës
ShkoLartë