bekim sali mbeshtetja nderkombetare garanci per forcimin e kapaciteteve parlamentare 68f7f3f7d128d

Bekim Sali: Mbështetja ndërkombëtare, garanci për forcimin e kapaciteteve parlamentare

October 21, 2025
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, njoftoi se sot ka marrë pjesë në një drekë pune të zhvilluar me përfaqësuesit e Programit për Mbështetje Parlamentare, të udhëhequr nga z. Robert Scott Hazlett. Takimi u mbajt në prani të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, nënkryetarëve dhe koordinatorëve të grupeve parlamentare, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori i ri i Zvicrës në vend, z. Christoph Sommer.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi prioritetet e Kuvendit për vitin 2026 dhe mënyrat për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim rritjen e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e efikasitetit të punës parlamentare.

Sali vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Programit për Mbështetje Parlamentare, duke theksuar se ajo është thelbësore për forcimin e transparencës, profesionalizmit dhe efikasitetit në punën e Kuvendit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pershesh do behet me duetin e roneles me kreshen dhe lyrical son 68f7ea724a09c
Lajmi i mëparshëm

‘Përshesh’ do bëhet me duetin e Ronelës me Kreshën dhe Lyrical Son

kasami gara ne komunen e tetoves eshte e mbyllur balotazhi vetem formal 68f7fb133f62e
Lajmi i radhës

Kasami: Gara në komunën e Tetovës është e mbyllur, balotazhi vetëm formal

Të fundit nga

ShkoLartë