bekim sali kuvendi sapo votoi ligjin mbi 55 mije studente perfitojne nga 250 euro 688228b0e5dc3

Bekim Sali: Kuvendi sapo votoi ligjin, mbi 55 mijë studentë përfitojnë nga 250 euro

July 24, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Alternativës dhe koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka njoftuar se kuvendi sapo ka votuar propozim ligjin për vauçerët studentorë.
Sipas tij, me këtë ligj, më shumë se 55 mijë studentë përfitojnë nga 250 euro.
“LAJM I MIRË PËR STUDENTËT!
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi sot propozim-ligjin për vauçerët studentorë!
Çdo student i rregullt deri në moshën 29 vjeç do të përfitojë një vauçer prej 250 €, që mund të përdoret për blerjen e:
Laptopëve
Tabletëve
Pajisjeve të tjera elektronike për studime
Më shumë se 55,000 studentë do të përfitojnë nga kjo nismë që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të studimit dhe digjitalizimin e arsimit të lartë”, ka shkruar deputeti Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

periudhe pozitive zbuloni pese shenjat e horoskopit qe do te kene fat ne dashuri nga 24 korriku deri me 3 gusht 6882247721dba
Lajmi i mëparshëm

Periudhë pozitive, zbuloni pesë shenjat e horoskopit që do të kenë fat në dashuri nga 24 korriku deri më 3 gusht

dyshohet se jane perfituar nga veprimtari kriminale policia sekuestron truall dhe 1 vile me pishine 6882372b02be0
Lajmi i radhës

Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale, policia sekuestron truall dhe 1 vilë me pishinë

Të fundit nga

ShkoLartë