bekim sali koha e dyfytyresise politike dhe koha e lojerave te dyfishta ka perfunduar 68878ae87ae51

Bekim Sali: Koha e dyfytyrësisë politike dhe koha e lojërave të dyfishta ka përfunduar

July 28, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Alternativës dhe koalicionit VLEN, Bekim Sali në rrjetin social facebook ka shkruar se Arben Taravari me muaj ka mashtruar strukturat e ASH-së, me deklarata për për “lista të ndara”, për “matje rejtingu” , “sondazhet”, ndërsa tani u pa se gjithcka ka qenë skenarë për t’u rikthyer në përqafimin e BDI-së.
“Z. Taravari për muaj të tërë u përpoq ta shiste mashtrimin si strategji politike. Me muaj të tërë, z. Arben Taravari ka mashtruar opinionin, strukturat dhe anëtarësinë e Aleancës për Shqiptarët me deklarata të stisura për “lista të ndara”, për “matje rejtingu” , “sondazhet”. Tani gjithçka është e qartë: as lista të ndara, as sondazhe , vetëm një skenar i vjetër për t’u rikthyer në përqafimin e BDI-së.
Për fat të mirë, jo të gjithë brenda ASH-së pranuan të jenë pjesë e kësaj loje të ulët politike. Një pjesë e ndershme dhe e përgjegjshme e strukturave të ASH-së refuzuan që të bëhen dekor për teatrin e Taravarit dhe zgjodhën të qëndrojnë me VLEN-in me koalicionin që ka një mision të qartë: ndryshimin e sistemit dhe përfaqësim të denjë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Ky veprim tregon se shpresa ende ekziston. Qytetarët nuk mashtrohen më me retorika boshe, me njerëz që në fakt janë kthyer në strehë për marrëveshje të fshehta. VLEN është shtëpia e ndryshimit, jo e pazareve politike.
Çdo qytetar duhet ta dijë qartë dhe pa iluzione: një votë për Taravarin është një votë për rikthimin e BDI-së në pushtet për vazhdimin e modelit të vjetër të korrupsionit, arrogancës dhe pazareve në kurriz të qytetarëve.
Një votë për VLEN-in është një votë për ndryshim të vërtetë. Për llogaridhënie, për shpresë, për përfaqësim dinjitoz dhe të pastër”, ka shkruar deputeti Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e mbajti te fshehur shtatzenine kengetarja shqiptare behet nene 688786af89312
Lajmi i mëparshëm

E mbajti të fshehur shtatzëninë, këngëtarja shqiptare bëhet nënë

angellov per zjarret te gjitha burimet jane nen kontroll dhe te vendosura ne menyre optimale sllovenia dhe franca na kane ofruar ndihme 68878fd426d16
Lajmi i radhës

Angellov për zjarret: Të gjitha burimet janë nën kontroll dhe të vendosura në mënyrë optimale, Sllovenia dhe Franca na kanë ofruar ndihmë

Të fundit nga

ShkoLartë