bekim sali fitorja e vlen it ne tetove me 19 tetor eshte e sigurt 68b4b220db789

Bekim Sali: Fitorja e VLEN-it në Tetovë më 19 tetor është e sigurt

August 31, 2025
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka marrë pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor të koalicionit në Tetovë, ku u promovua edhe kandidatura e Bilall Kasamit për mandatin e ri katërvjeçar në krye të komunës.

“Së bashku me kryetarin e Alternativës dhe njërin prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, si dhe me krerët tjerë të VLEN, morëm pjesë në hapjen e shtabit të VLEN në Tetovë,” theksoi Sali.

Ai tha se me këtë rast është përcjellë një mesazh i qartë për të ardhmen e qytetit: “Promovuam idenë se ndryshimi është domosdoshmëri. Promovuam planin për ta ndryshuar Tetovën në mandatin e ri katërvjeçar.”

Sali nënvizoi se rezultatet e deritanishme flasin vetë: “Pas të gjitha këtyre projekteve dhe punëve që janë bërë për Tetovën dhe tetovarët, as mos e vëni në dyshim fitoren me 19 tetor të vitit 2025,” deklaroi ai.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

myleene klass mahnit me linjat trupore ne pushimet ne greqi 68b4adf2d9f1e
Lajmi i mëparshëm

Myleene Klass mahnit me linjat trupore në pushimet në Greqi

mexhiti tetova deshmoi se me vlen ka shprese me bdi nuk ka te ardhme 68b4be910a862
Lajmi i radhës

Mexhiti: Tetova dëshmoi se me VLEN ka shpresë, me BDI nuk ka të ardhme

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë