bekim sali dhe jeton shasivari diskutojne per zbatimin e agjendes reformuese 6a6766211bd7d

Bekim Sali dhe Jeton Shasivari diskutojnë për zbatimin e Agjendës Reformuese

July 27, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivari, ku është diskutuar për zbatimin e Agjendës Reformuese dhe obligimet që i paraprijnë procesit të integrimit evropian.

“Sot zhvillova një takim pune me Ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivari, me të cilin bëmë një shqyrtim të detajuar të hapave dhe obligimeve që i paraprijnë zbatimit të Agjendës Reformuese dhe që janë në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë.

Gjatë takimit diskutuam për dinamikën e realizimit të reformave, koordinimin ndërinstitucional dhe nevojën për përmbushjen me kohë të të gjitha detyrimeve, me qëllim avancimin e procesit të integrimit evropian.

Agjenda Reformuese mbetet një nga prioritetet kyçe të Qeverisë dhe angazhimi ynë i përbashkët është që çdo institucion të japë kontributin e tij për realizimin e suksesshëm të reformave në interes të qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të vendit”, ka shkruar Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

labi i le fajin eres per koncertin e deshtuar ne drenas 6a67637f23f37
Lajmi i mëparshëm

Labi i lë fajin erës për koncertin e dështuar në Drenas

vellai per borxh e sulmon fizikisht vellane ne gostivar 6a6767725f351
Lajmi i radhës

Vëllai për borxh e sulmon fizikisht vëllanë në Gostivar

Të fundit nga

Del nga shinat treni me mallra në Kroaci

Një tren mallrash doli nga shinat të shtunën pranë stacionit hekurudhor Meja, në Kroaci, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet ende nuk
ShkoLartë