bekim fazliu afera as senjak lidh boshtin kriminal mijallkov ahmeti vuciq 68e152abcf3fc

Bekim Fazliu: Afera “AS Senjak” lidh boshtin kriminal Mijallkov–Ahmeti–Vuçiq

October 4, 2025
1 minut lexim

Bartësi i koalicionit **VLEN**, **Bekim Fazliu**, në një deklaratë për media ka akuzuar ashpër kreun e BDI-së, **Ali Ahmetin**, dhe partinë e tij për përfshirje në një aferë të madhe politiko-financiare që, sipas tij, trondit themelet e shtetit dhe interesat kombëtare shqiptare.

Fazliu tha se tashmë kanë kaluar pesë ditë që BDI dhe Ali Ahmeti “fshihen në heshtje” përballë akuzave të publikut dhe mediave. “Heshtja e tyre është pranimi më i zhurmshëm i fajit në aferën më të madhe që po trondit vendin”, theksoi ai.

Sipas Fazliut, familja e Ali Ahmetit, përmes kompanisë **“AS Senjak”**, ka shitur një pako të madhe aksionesh të **Alta Bankës** nga Beogradi – një bankë e kontrolluar nga regjimi i **Aleksandër Vuçiqit** – ndërsa më parë i kishte blerë këto aksione nga **Sasho Mijalkov**, ish-shef i shërbimeve sekrete maqedonase.

> “Me këtë konfirmohet boshti kriminal Mijallkov – Ahmeti – Vuçiq, i cili vepron pas shpinës së qytetarëve”, tha Fazliu.

Ai akuzoi se “AS Senjak” është një kompani fantazmë që shërben për pastrim parash të përfituara nga tenderët e komunave të udhëhequra nga BDI, ndërsa më pas këto mjete janë përdorur për tregti me rrjete politike në Beograd.

> “Kjo nuk është biznes, por tradhti e pastër e interesave kombëtare, e paguar me paratë e qytetarëve”, deklaroi Fazliu.

Në këtë kontekst, **VLEN** ka dorëzuar zyrtarisht **Iniciativë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK)**, duke kërkuar hapjen e një hetimi të plotë ndaj zyrtarëve të BDI-së dhe marrëdhënieve të tyre me strukturat e pushtetit në Serbi.

Në iniciativë kërkohet që KSHPK të hetojë:

1. Përdorimin e mundshëm të ndikimit politik për realizimin e marrëveshjes financiare;
2. Prapavijën e transaksioneve midis kompanisë së Mijalkovit dhe familjes së Ahmetit;
3. Tenderin prej 1.5 milion eurosh të dhënë kompanisë “AS Senjak” pas shitjes së aksioneve;
4. Mundësinë që kjo marrëveshje të ketë rrezikuar sigurinë kombëtare dhe stabilitetin financiar të shtetit.

Fazliu përmbylli deklaratën duke theksuar se **VLEN** nuk do të ndalet derisa “e vërteta të dalë në shesh dhe drejtësia të arrijë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë antishqiptare dhe antishtetërore”.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fazliu afera ahmeti mijallkov vuciq eshte tradhti kombetare jo biznes vlen dorezon iniciative ne komisionin antikorrupsion 68e14cdb09b32
Lajmi i mëparshëm

Fazliu: “Afera Ahmeti–Mijallkov–Vuçiq është tradhti kombëtare, jo biznes!” – VLEN dorëzon iniciativë në Komisionin Antikorrupsion

stop gjenocidit ne gaza marsh ne shkup ne mbeshtetje te palestines 68e1594fddbf4
Lajmi i radhës

“Stop gjenocidit në Gaza” – marsh në Shkup në mbështetje të Palestinës

Të fundit nga

ShkoLartë