beke berisha nderon deshmoret ne malisheve dhe viziton kullen e uck se 693d90919639c

Bekë Berisha nderon dëshmorët në Malishevë dhe viziton Kullën e UÇK-së

December 13, 2025
1 minut lexim

Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Malishevë, duke nderuar sakrificën e atyre që ranë për lirinë e vendit.

Ai vizitoi gjithashtu Kullën e UÇK-së, ku theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe nderimit të vlerave të luftës çlirimtare, duke shprehur mirënjohje të përhershme për dëshmorët.

Postimi i plotë:

Fortesë. Qëndresë. Jetë.

Sot bëmë vizitë dhe homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Malishevë, duke u përkulur me respekt para sakrificës të atyre që dhanë jetën për lirinë.

Atje ndjemë lidhjen e pashkëputshme me historinë dhe me jetët e papërsëritshme që nuk kursyen asgjë për atdheun.

Vizitën e vazhduam në Kullën e UÇK-së, ku në momente heshtjeje dhe reflektimi u përballëm me peshën e sakrificës dhe madhështinë e guximit, duke na kujtuar edhe njëherë se duhet ruajtur dhe nderuar vlerat e luftës çlirimtare.

Përjetësisht mirënjohës!

LAVDI!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lufta po vjen wall street journal shba sulmoi nje anije kineze qe shkonte ne iran 693d8b6587958
Lajmi i mëparshëm

“Lufta po vjen”, Wall Street Journal: SHBA sulmoi një anije kineze që shkonte në Iran

8 shenja qe personaliteti juaj eshte shume kompleks per tu kuptuar nga shumica e njerezve 693d91e08da94
Lajmi i radhës

8 shenja që personaliteti juaj është shumë kompleks për t’u kuptuar nga shumica e njerëzve

Të fundit nga

ShkoLartë