bejko skemen e prishen lapaj e shabani duhet ta shohin si nje mesim 688bc5ffe765e

Bejko: Skemën e prishën Lapaj e Shabani, duhet ta shohin si një mësim

July 31, 2025
1 minut lexim

Analisti Roland Bejko komentoi në emisionin “Real Story” në ABC News , përplasje e krijuar mes Endrit Shabanit dhe Adriatik Lapajt.

Ai u shpreh se u krijua një pritshmëri e lartë dhe se shumë njerëz treguan që donin t’i jepnin një shans të rinjve.

Por sipas tij, këto dy figura treguan papjekuri politike dhe se mund ta kishin shmangur këtë sherr të krijuar mes tyre, pasi si shtoi Bejko, “treguan se u zunë për një karrige”.

“Shabani bënte sikur nuk e donte sikur ishte parimore dhe shprehej se i takonte Lapajt. Por nga ana tjetër i pari që e ngacmoi këtë situatë ishte daja i Shabanit. Dhe kur del daja në këtë moment , pra kur del garant për dikë dhe ai prish loja përgjegjësia të mbetet ty. Ata 60 mijë vota kanë votuar duke marrë parasysh lidershipin e asaj partie. Ai mandat i takonte Lapaj, por po të ishin dy figura politike të pjekura dhe të prevalonte ideali, do ta kishin zgjidhur pa dalë fare ky sherr. Treguan që kanë mungesë pjekurie politike. Duhet të dëshmonin se ideali i tyre është më i lartë se çdo gjë tjetër. Por sot shikohet që këta u zunë për një karrige. Tani duhet të bëjnë akte shumë të forta që të ndryshohet qasja. Lapaj që do të vazhdojë duhet të tregojë që realisht është ndryshe…”, tha më tej Bejko.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne vk tabanoc per hyrje dhe dalje pritet 45 minuta 688bbca0b4810
Lajmi i mëparshëm

Në VK Tabanoc për hyrje dhe dalje pritet 45 minuta

ruben amorim zgjedhe cilin sulmues deshiron ta transferoje 688bc6773cac4
Lajmi i radhës

Ruben Amorim ‘zgjedhë’ cilin sulmues dëshiron ta transferojë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë