behar emini kandidat i vlen it per kryetar te komunes se butelit 68c67e575e35f

Behar Emini kandidat i VLEN-it për kryetar të Komunës së Butelit

September 14, 2025
1 minut lexim

VLEN-i do të garojë me Behar Emini si kandidat për kryetar të Komunës së Butelit. Lajmin e ka konfirmuar Emini me një postim në rrjetet sociale.
Të dashur bashkëqytetarë të Butelit,
Pas shumë reflektimeve të sinqerta, bisedave të hapura me ju dhe konsultimeve të kujdesshme me partnerët e koalicionit VLEN, është marrë vendimi që unë, Behar Emini, të jem kandidat nga radhët e VLEN-it për kryetar të Komunës së Butelit.
Ky hap është një përgjegjësi e madhe për mua, sepse Buteli meriton shumë. I njoh mirë sfidat e përditshme dhe potencialin e jashtëzakonshëm të komunës sonë, kam qenë pranë jush si bashkëqytetar dhe si shërbyes publik, dhe besoj fort se bashkë mund të bëjmë ndryshimin që kemi pritur prej kohësh.
Buteli është i mbushur me njerëz të ndershëm, punëtorë, profesionistë dhe të rinj plot energji e ëndrra. Me punë të ndershme, transparencë dhe bashkëpunim të vërtetë, mund ta kthejmë komunën tonë në një vend më të drejtë, më të pastër dhe më të zhvilluar, një vend për të cilin të gjithë do të jemi krenarë.
Në këtë moment të rëndësishëm, dua të shpreh mirënjohjen time të veçantë për të gjithë liderët e koalicionit VLEN për besimin dhe mbështetjen e dhënë.
Ju ftoj me përulësi të bëheni pjesë e kësaj nisme. E ardhmja e Butelit nuk ndërtohet nga një person i vetëm, por nga të gjithë ne dhe vetëm bashkë do ta arrijmë.
Me respekt,
Behar Emini
Kandidat për kryetar të Komunës së Butelit

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

luana vjollca mahnit me nje paraqitje elegante ne fustan te shkurte 68c67a34c6cad
Lajmi i mëparshëm

Luana Vjollca mahnit me një paraqitje elegante në fustan të shkurtë

photo output 6
Lajmi i radhës

Angellov: Zjarri në Trubarevë është shuar, por tymi i dendur nuk ndalet, mbrëmë sërish ka pasur zjarr edhe në “Drisla” (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë