begaj vizitoi luginen e presheves diskutuam per shqetesimet e shqiptareve u garantova mbeshtetjen e shqiperise 6a4eaa2f9adf1

​Begaj vizitoi Luginën e Preshevës: Diskutuam për shqetësimet e shqiptarëve, u garantova mbështetjen e Shqipërisë

July 8, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar Luginën e Preshevës, ku është takuar me përfaqësuesit politikë shqiptarë të kësaj treve.

Begaj tha se gjatë takimeve është diskutuar për shqetësimet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, forcimin e bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar dhe projektet që synojnë mbështetjen e të rinjve.

Ai bëri të ditur se ka zhvilluar bisedime me kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Bujanocit, Arbër Pajaziti, deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin, si dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepin. Begaj kërkoi unitet politik të faktorit shqiptar.

Postimi i plotë:

Vizitova sot Luginën e Preshevës, ku jetojnë shqiptarë në trojet e veta, fatkeqësisht jashtë trupit amë.

Më pritën me flamur e zemrat plot dashuri, si vëllai pret vëllanë. Biseduam me kryetarët e komunave, Ardita Sinani dhe Arbër Bajazitin, deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin, dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepin, për adresimin e shqetësimeve të shqiptarëve të Luginës, për forcimin e bashkimit të faktorit shqiptar, si edhe për projektet që do të ndihmojnë rininë e këtushme.

I inkurajova liderët politikë të kësaj treve të bashkohen sa herë bëhet fjalë për interesin kombëtar, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Si President i Republikës së Shqipërisë, u garantova mbështetjen e Shqipërisë për adresimin e çështjes së Luginës së Preshevës, përfaqësimin e drejtë në institucione, shqetësimin për pasivizimin e adresave, si dhe të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare dhe të simboleve kombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rizvanolli e karakac diskutojne projektin e termocentralit te vlores me gaz te lengezuar nga shba 6a4ea9cda57ba
Lajmi i mëparshëm

Rizvanolli e Karakaç diskutojnë projektin e termocentralit të Vlorës me gaz të lëngëzuar nga ShBA

millanoviq nato duhet ti kushtoje vemendje serbise po armatoset shume 6a4eaa917bf68
Lajmi i radhës

Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë

Të fundit nga

ShkoLartë