begaj uron presidencen qipriote te be se shpresojme qe shqiperia te nise mbylljen e kapitujve te pare te negociatave 69565c7535da7

Begaj uron Presidencën Qipriote të BE-së: Shpresojmë që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave

January 1, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i ka uruar suksese Presidencës Qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026, në një periudhë tejet të rëndësishme për Evropën dhe mbarë botën.

Në një postim në rrjetin social X, Kreu i Shtetit shprehu bindjen se Presidenca Qipriote do të jetë e përqendruar në avancimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar këtë proces si prioritet strategjik.

Presidenti i Republikës uron që gjatë kësaj periudhe të nisë mbyllja e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si një hap i rëndësishëm drejt realizimit të aspiratës evropiane të vendit.

Postimi i plotë i Kreut të Shtetit:

“Shqipëria i uron suksese dhe arritje Presidencës Qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026, në këto momente tejet të rëndësishme për Evropën dhe mbarë botën.

Jemi të bindur se Presidenca Qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shpresojmë që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

temperatura deri ne 13c shenojne diten e pare te vitit 2026 ne maqedonine e veriut 69564ff401e6a
Lajmi i mëparshëm

Temperatura deri në -13°C shënojnë ditën e parë të vitit 2026 në Maqedoninë e Veriut

nje problem tjeter i madh per xabi alonson 69565cd4591f3
Lajmi i radhës

Një problem tjetër i madh për Xabi Alonson

Të fundit nga

ShkoLartë