begaj takim me sekretarin e pergjithshem te okb se zbardhen temat e diskutimit 68d6d593d770e

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

September 26, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.



Lajmin e ka bërë të ditur vetë Begaj, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku ka shkruar se diskutimi u përqëndrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Po ashtu Begaj ka shkruar se i shprehu mirënjohje Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për udhëheqjen e tij gjatë këtyre kohërave sfiduese për Organizatën dhe për multilateralizmin.

Ishte kënaqësi të takohesha përsëri me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, @antonieguterres, në margjinat e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Diskutimi ynë miqësor u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. I shpreha mirënjohje Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për udhëheqjen e tij gjatë këtyre kohërave sfiduese për Organizatën dhe për multilateralizmin”, ka shkruar Begaj në rrjetin social ‘X’.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbreteria e bashkuar prezanton karten dixhitale te identitetit per te luftuar punen e paligjshme 68d6d28a55c30
Lajmi i mëparshëm

Mbretëria e Bashkuar prezanton kartën dixhitale të Identitetit për të luftuar punën e paligjshme

kreret e shteteve largohen ne shenje revolte netanyahu i flet salles bosh ne okb 68d6d6c39592a
Lajmi i radhës

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

Të fundit nga

ShkoLartë