begaj pret gjeneralin amerikan gryenkwich 68cbeef9f157a

Begaj pret Gjeneralin amerikan Gryenkwich

September 18, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, priti sot në takim Komandantin e SHBA-ve për Evropën dhe Komandant Suprem i Komandës së Aleancës për Evropën, Gjeneral Alexus G. Gryenkwich.

Kreu i Shtetit, pasi e uroi për detyrën e rëndësishme, e vlerësoi vizitën e tij si një dëshmi e qartë e angazhimit të SHBA-ve dhe NATO-s ndaj Shqipërisë dhe rajonit.

“Shqiptarët kudo ku ata jetojnë në rajon i janë falënderues SHBA-ve për kontributin e tyre historik ndaj nesh”,  theksoi Presidenti Begaj.

Presidenti vlerësoi iniciativën SHBA – Karta e Adriatikut A5 si një iniciativë që ka kontribuar në anëtarësimin e vendeve të rajonit në NATO, por edhe për rritjen e sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon.

Kreu i Shtetit theksoi se “Shqipëria i është mirënjohëse SHBA-ve për kontributin për modernizimin e forcave të armatosura, si edhe për çdo ndihmë që ata kanë dhënë për integrimin Euroatlantik të Shqipërisë”.

Biseda u fokusua, gjithashtu, në sfidat e sigurisë me të cilat po përballemi.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria vlerëson KFOR-in si faktor të rëndësishëm stabiliteti dhe sigurie për të gjithë rajonin dhe se vijimi i pranisë së SHBA-ve në rajon është domosdoshmëri.

Po ashtu, Presidenti i Republikës vlerësoi si shumë të rëndësishëm vijimin e stërvitjeve të përbashkëta si “Defender Europe”. 

Kreu i Shtetit u shpreh se “Shqipëria do të vijojë të jetë kontribuuese aktive në mbrojtjen kolektive nëpërmjet pjesëmarrjes në misione dhe operacione të NATO-s, me investime në infrastrukturën ajrore, tokësore dhe detare, ku rëndësi strategjike i është dhënë Portit në Porto Romano dhe Korridorit 8”.

Presidenti Begaj rikonfirmoi në takim se Shqipëria është thellësisht e angazhuar për forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të dhe anëtare e përkushtuar e NATO-s.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti kandidaturat e levices ne komunat shqiptare jane te koordinuara me bdi ne 68cbed962d769
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Kandidaturat e Levicës në komunat shqiptare janë të koordinuara me BDI-në

komisioni i arbitrimit deklarohet pas reagimit te jeton beqirit 68cbef5421a43
Lajmi i radhës

Komisioni i Arbitrimit deklarohet pas reagimit të Jeton Beqirit

Të fundit nga

ShkoLartë