begaj pranon raportin e be se per shqiperine integrimi nje aspirate kombetare 6911d4b5c8e3a

Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare

November 10, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi Raportin Vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë, pjesë e Paketës së Zgjerimit 2025.



Gjatë takimit, u zhvillua një diskutim mbi gjetjet e raportit dhe hapat e ardhshëm në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe nënvizoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar në përmbushjen e prioriteteve të integrimit evropian.

Kreu i Shtetit theksoi progresin e bërë në hapjen e grupkapitujve dhe rëndësinë e vijimit të reformave thelbësore në përputhje me standardet evropiane.

Ai shprehu bindjen se reformat duhet të vijojnë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e BE-së, për të përshpejtuar anëtarësimin e plotë të Shqipërisë, duke e konsideruar këtë proces si një aspiratë kombëtare dhe strategjike për të ardhmen e vendit.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hyri me shpejtesi ne mes te trumes se njerezve ne tregun e krishtlindjeve ne gjermani zbulohen detajet e reja si autori hap pas hapi 6911d1aa780bd
Lajmi i mëparshëm

Hyri me shpejtësi në mes të trumës së njerëzve në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, zbulohen detajet e reja: Si autori hap pas hapi…

vlen per janevsken mosnjohja e gjuhes shqipe nuk duhet te kaloje ne frustrim 6911e174a9eac
Lajmi i radhës

VLEN për Janevskën: Mosnjohja e gjuhës shqipe nuk duhet të kalojë në frustrim

Të fundit nga

ShkoLartë