begaj mesazh te rinjve keni energjine dhe potencialin e brezit qe do te ndertoje te ardhmen 68f03035421bf

Begaj mesazh të rinjve: Keni energjinë dhe potencialin e brezit që do të ndërtojë të ardhmen

October 16, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u përcolli sot një mesazh të rinjve shqiptarë, dukë thënë se kanë energjinë dhe potencialin e brezit që do të ndërtojë të ardhmen.

Këtë deklaratë Begaj e bëri nga Durrësi, ku ishte i ftuar në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror të Shahut për të Rinj.

“Ju, të dashur të rinj e të reja, keni energjinë dhe potencialin e brezit që do të ndërtojë të ardhmen, një brezi që di të mendojë, të analizojë, të bashkëpunojë dhe të respektojë rregullat e lojës së ndershme.”

“Shahu nuk është vetëm një lojë. Ai është gjimnastikë e mendjes, ushtrim i karakterit dhe një mënyrë për të ndërtuar strategjinë e mendimit, durimin dhe përqendrimin. Në çdo lëvizje të figurave, në çdo hap të menduar me kujdes, qëndron një mësim për jetën: si të shohësh përtej momentit, të mendosh me maturi, të kuptosh se çdo vendim ka pasojën e vet, ashtu si në jetë, ku çdo zgjedhje kërkon përgjegjësi, reflektim dhe guxim. Në këtë kuptim, shahu është shkollë, shkolla e qetësisë, logjikës dhe respektit për kundërshtarin”

“Mbajeni të gjallë këtë frymë përtej këtij kampionati: në shkolla, në komunitete, në jetën e përditshme! Një shoqëri që investon në mendje të qeta dhe në zemra të pastra, është një shoqëri që ecën me siguri drejt së ardhmes”, është shprehur Begaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u fejua me princ leken zbulohet cmimi marramendes i unazes se blertes 68f01d94d81ae
Lajmi i mëparshëm

U fejua me Princ Lekën, zbulohet çmimi marramendës i unazës së Blertës

rino gattuso jep premtimin e bujshem nese nuk kualifikohemi per boteror jap doreheqjen dhe do te shkoj shume larg italise 68f03098f05ae
Lajmi i radhës

Rino Gattuso jep premtimin e bujshëm: Nëse nuk kualifikohemi për Botëror, jap dorëheqjen dhe do të shkoj shumë larg Italisë

Të fundit nga

ShkoLartë