begaj kerkon nga indonezia rishikimin e qendrimit per njohjen e kosoves 6928541540d3e

Begaj kërkon nga Indonezia rishikimin e qëndrimit për njohjen e Kosovës

November 27, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës së Panamasë, jo rezident në Tiranë, Winston Spadafore F.

Gjatë takimit, presidenti Begaj dhe ambasadori Spadafore vlerësuan marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe diskutuan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për njohjen e Republikës së Kosovës nga Panamaja dhe për mbështetjen e saj në proceset e integrimit ndërkombëtar.

Po sot, presidenti Begaj pranoi edhe Letrat Kredenciale të ambasadores së re të Indonezisë, jo rezidente në Shqipëri, Listiana Operananta.

Në bisedë u theksua rëndësia e zhvillimit të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, si në kuadër dypalësh, ashtu edhe shumëpalësh.

Presidenti Begaj vlerësoi hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Xhakartë dhe u shpreh se vendi ynë mirëpret hapjen e ambasadës indoneziane në Tiranë, si një hap i mëtejshëm drejt forcimit të lidhjeve dypalëshe.

Gjithashtu, presidenti Begaj kërkoi rishikimin e qëndrimit të Indonezisë sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës dhe mbështetjes së saj në organizatat ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

helmimi i nxenesve auv me kontrolle te jashtezakonshme ne nente shkolla ne karposh 6928521611fa8
Lajmi i mëparshëm

Helmimi i nxënësve, AUV me kontrolle të jashtëzakonshme në nëntë shkolla në Karposh

agim ademi falenderoj kryeministrin ne detyre albin kurtin 692854768d3b8
Lajmi i radhës

Agim Ademi: Falënderoj kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë