begaj denon sulmin terrorist shqiperia ne solidaritet te plote me australine 693fd6d4ad4cd

Begaj dënon sulmin terrorist: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

December 15, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të ndodhur në Bondi Beach, Australi, duke e dënuar atë me forcë dhe duke shprehur solidaritetin e Shqipërisë me popullin australian.

Kreu i Shtetit shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave të pafajshme dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit, duke theksuar se akte të tilla dhune janë të papranueshme dhe cenojnë vlerat themelore njerëzore, shkruan ATSH.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë në luftën kundër terrorizmit dhe urrejtjes.

“Dënoj me forcë sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllime familjeve të viktimave të pafajshme, shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, shkruan Presidenti në reagimin e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

eurostat maqedonia ka ushqimin me te lire ne evrope 693fd4d137c74
Lajmi i mëparshëm

Eurostat: Maqedonia ka ushqimin më të lirë në Evropë

ne kerkim nderkombetar nga autoritetet e kosoves pranga 24 vjecarit ne kukes pritet ekstradimi 693fd7e41a1a0
Lajmi i radhës

Në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës, pranga 24-vjeçarit në Kukës, pritet ekstradimi

Të fundit nga

ShkoLartë