befason trump ja me cfare note e vlereson takimin me putinin 68a01ac4a3714

Befason Trump, ja me çfarë note e vlerëson takimin me Putinin

August 16, 2025
1 minut lexim

Presidenti Donald Trump tha se do ta vlerësonte takimin e tij me Presidentin rus Vladmir Putin sot me “10”, pavarësisht se më parë u tha gazetarëve se nëse nuk do të arrihej një armëpushim sot, ai nuk do të ishte “i lumtur”.

Në vend të kësaj, Trump, i cili u intervistua në “Hannity” në Fox News, tha se do t’i jepte takimit nota të larta, sepse ata u morën vesh mirë.

“Pra, mendoj se takimi ishte 10 në kuptimin që ne u marëm vesh shumë mirë. Dhe është mirë kur, e dini, dy fuqi të mëdha merren vesh, veçanërisht kur ato janë fuqi bërthamore.

E dini, ne jemi numri një, ato janë numri dy në botë. Dhe është një gjë e madhe. Kjo është një gjë e madhe,” tha Trump, shkruan CNN, transmeton “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

proces verbali i pushkatimit te tre sabotatoreve te naftes pasi u cuan ne vendin e ekzekutimit ata 68a01999d2c3c
Lajmi i mëparshëm

Proces-verbali i pushkatimit të tre “sabotatorëve të naftës”: Pasi u çuan në vendin e ekzekutimit , ata…

ashley roberts mahnit ne bikini roze dhe te bardha ne pushimet e saj ekzotike 68a022bb02f03
Lajmi i radhës

Ashley Roberts mahnit në bikini rozë dhe të bardha në pushimet e saj ekzotike

Të fundit nga

ShkoLartë