befason shqipe hysenaj kam gjashte vite qe nuk kam dale me dike dhe nuk kam pasur kontakt fizik 68dacd516a1f3

Befason Shqipe Hysenaj: Kam gjashtë vite që nuk kam dalë me dikë dhe nuk kam pasur kontakt fizik

September 29, 2025
1 minut lexim

Në emisionin “Live from Tirana” ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, ka ndarë disa rrëfime personale që kanë zgjuar interes të madh.

Ajo foli hapur për periudhën e gjatë të vetmisë dhe mënyrën se si e sheh raportin me lidhjet sentimentale.

“Kam më shumë se 6 vite që nuk kam pasur asnjë lidhje dhe asnjë kontakt fizik me asnjë mashkull”, u shpreh ish-konkurrentja.

Tregoi se njohjet e reja shpesh i përjeton me siklet dhe se nuk e ka të lehtë të krijojë lidhje.

Për të, më e rëndësishme është ndjenja shpirtërore sesa momentet fizike.

“Puthja nuk ka rëndësi, lidhja shpirtërore është mbi gjithçka”, theksoi ajo.

E pyetur më tej, ish-banorja shtoi me sinqeritet se edhe nëse do të kalonin 10 vite të tjera pa kontakt fizik, kjo nuk do të ishte problem për të.

“Jam tip i komplikuar”, theksoi mes tjerash.

Deklaratat e saj u pritën me shumë reagime e i habitur ngeli edhe moderatori i këtij programi Ronaldo Sharka. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kina denon me vdekje 11 anetare te familjes mafioze 68dacb44c6fa4
Lajmi i mëparshëm

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze

556576053 4374249416126622 5638363944471509059 n
Lajmi i radhës

Jovica Ilievski nis fushatën për mandatin e dytë në komunën e Bërvenicës

Të fundit nga

Të shtëna me armë zjarri në Tetovë

Para disa minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë një përleshjeje në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare, të shtënat kanë ndodhur në bulevardin Ilinden, ku raportohet për një incident mes disa
ShkoLartë