befason janjiq serbia de fakto e ka njohur kosoven 693f1378bfafc

Befason Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

December 14, 2025
min lexim

Analisti serb, Dushan Janjiq, ka folur në një intervistë për RTK-në për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për asociacionin. Janjiq thotë se Serbia de fakto e ka njohur Kosovën, por që me sulmin në Banjskë ka rrënuar gjithçka. Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Janjiq deklaron se ai ishte ofruar keq.

Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë ka humbur përmbajtjen politike dhe është reduktuar në takime formale pa rezultate, vlerëson për RTK analisti politik Dushan Janjiq. Edhe pse, sipas tij, dialogu është thelbësisht i bllokuar, në marrëdhëniet e Serbisë ndaj Kosovës shumë çështje kyçe tashmë janë faktikisht të zgjidhura.

“Në këtë proces, Serbia e ka njohur de facto Kosovën. Kjo është e përfshirë në marrëveshje dhe në dokumente. Narrativi për ‘mosnjohjen’ shërben vetëm për përdorim të brendshëm. Beogradi nuk ka më çfarë të ofrojë, me sulmin në Banjskë gjithçka është dorëzuar”, tha Janjiq.

Megjithatë, sipas Janjiqit, problemet kyçe politike mbeten të pazgjidhura. Ai vlerëson se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është vendosur gabimisht që në fillim dhe nuk mund të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe, në këtë formë, nuk është i realizueshëm. Kosova tashmë është e decentralizuar dhe modeli etnik përfaqëson një dështim politik. Pa status institucional të qartë dhe mbrojtje reale të të drejtave të komunitetit serb, Kosova nuk ka një rrugë serioze drejt Këshillit të Evropës. Ekzistojnë modele, madje edhe Kurti ka përmendur modelin kroat si të pranueshëm për vetëqeverisjen e pakicave”, theksoi Janjiq.

Janjiq vlerson se dialogu, në formatin aktual, nuk mund të ringjallet pa një ndryshim thelbësor të qasjes, prandaj procesi i normalizimit ka mbetur i bllokuar, pa asnjë përparim real.

“Viti 2025 kaloi me kafe në vend të dialogut. Ajo që po bën tani fasilitatori i ri është një përpjekje burokratike për të ringjallur diçka që nuk mund të ringjallet, në këtë formë”, nënvizoi Janjiq.

Sipas Janjiqit, edhe pse Bashkimi Evropian mbetet formalisht lehtësues i dialogut, nevojitet një angazhim dukshëm më i fortë politik i grupit Kuint, veçanërisht i Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Pa qasje të drejtpërdrejtë dhe presion politik nga këta aktorë, procesi do të mbetet i bllokuar në ‘status quo’.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ios 26 2 paralajmerim per perditesim tani per te gjithe perdoruesit e iphone 693f132f4a1cd
Lajmi i mëparshëm

iOS 26.2 – paralajmërim për përditësim tani për të gjithë përdoruesit e iPhone

ishte si zone lufte te mbijetuarit rrefejne tmerrin nga sulmi terrorist ne australi 693f137cc1b85
Lajmi i radhës

“Ishte si zonë lufte!”- Të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin nga sulmi terrorist në Australi

Të fundit nga

ShkoLartë