bedri hamza u zgjodh kryetar i ri i pdk se vjen paralajmerimi jo i mire ja pse u ndeshkua pdk 691b5dcc8e1c0

Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i PDK-së, vjen paralajmërimi ‘jo i mirë’/ Ja pse u ndëshkua PDK

November 17, 2025
1 minut lexim

Avokati Gazmend Halilaj, ka reaguar pas zgjedhjes së kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamza.

Halilaj përmes një shkrimi në Facebook, thotë se zgjedhjet e fundit nuk e ndëshkuan me votë subjektin PDK për shkak të Memli Krasniqit, por për bindjes brenda subjektit.

Sipas tij, PDK mund t’i ndërrojë kryetarët e saj tri herë brenda ditës, por rezultati do të jetë prapë i njëjtë apo edhe më i ulët.

“Qytetarët në (tri) palë zgjedhjet e fundit, nuk e ndëshkuan me votë subjektin PDK, për shkak se z. Melli Krasniqi ishte kryetar i saj.

Por, për shkak të bindjes qe, brenda këtij subjekti vazhdojnë të kenë rol të rëndësishëm njerëz:-qe thellësisht janë të lidhur me botën e krimit dhe korrupsionit-, dhe jeta apo fati i njerzëve, për ta, s’ ka asnjë rendësi, thjeshtë për ta janë vetëm numra.

Andaj, PDK, mund t’ i ndrrojë kryetaret e saj (tri) herë brenda ditë, por rezultati ka me qenë prapë i njëjtë apo edhe më i ulët”, ka shkruar Halilaj.

Sipas tij, shkoi Memli erdhi Bedriu, tek qytetari nuk ndryshon më asgjë.

“Z. Bedri Hamza në krye të PDK-së, nuk është diçka e re, Ai ishte edhe më herët, bile brenda dy apo tri figurave më kryesore, por, a u përmirësua rezultati në ketë subjekt, sigurisht JO.

-Pse/SEPSE, niveli i vetëdijes qytetare tani është rritur.

Rrjedhimisht, klithmat: Liria ka emer, PDK, është ADN e luftës së UÇK- së, tani jo vetëm qe thelbësisht janë të pa besueshme, por në fakt janë, neveritëse.

Andaj, shkoi Memli erdh Bedriu, tek qytetari s’ ndryshon më asgjë, thjeshtë, pas Bedriut vjen Enveri, vijnë edhe shumë tjerë, por kjo nuuuuuk, sjellë asnjë rezultat”, ka vazhduar avokati.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

yakin xhaka kerkon ta fitoje cdo ndeshje keshtu do te beje edhe ndaj kosoves 691b5db664cb8
Lajmi i mëparshëm

​Yakin: Xhaka kërkon ta fitojë çdo ndeshje, kështu do të bëjë edhe ndaj Kosovës

video moti i keq perfshin shkodren bllokohen 5 automjete ne aksin rrugor breg lumi theth 691b5e64171f5
Lajmi i radhës

VIDEO/ Moti i keq përfshin Shkodrën, bllokohen 5 automjete në aksin rrugor Breg Lumi-Theth

Të fundit nga

ShkoLartë