Disa ditë përpara sfidës miqësore ndërmjet Inter Miami dhe Paris Saint-Germain, David Beckham është detyruar t’i nënshtrohet një operacioni.
Sipas “The Sun”, 50-vjeçari ka vendosur të operojë kyçin e dorës, për shkak të një frakture të pashëruar plotësisht që daton prej 22 vitesh, nga koha kur ishte në fushë në një miqësore mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut.
Operacioni u bë i domosdoshëm pas dhimbjeve të forta që ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid kishte përjetuar kohët e fundit. Një gjilpërë metalike e vendosur atëherë për stabilizim ishte zhvendosur dhe i ishte ngulitur në parakrah, duke shkaktuar shqetësime të vazhdueshme.
Ndërhyrja kirurgjikale rezultoi e suksesshme. Beckham u fotografua në shtratin e spitalit me krahun e fashuar nga bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, e cila publikoi gjithçka në rrjetet sociale. Ajo e shoqëroi foton me një mesazh prekës: “Shërohu shpejt babi”, si dhe ndau një tjetër imazh me një gjerdan që mbante të njëjtin mesazh.
Burimi: botasot.info