beckham shtrohet ne spital 685e8c273e434

Beckham shtrohet në spital

June 27, 2025
1 minut lexim

Disa ditë përpara sfidës miqësore ndërmjet Inter Miami dhe Paris Saint-Germain, David Beckham është detyruar t’i nënshtrohet një operacioni.

Sipas “The Sun”, 50-vjeçari ka vendosur të operojë kyçin e dorës, për shkak të një frakture të pashëruar plotësisht që daton prej 22 vitesh, nga koha kur ishte në fushë në një miqësore mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut.

Operacioni u bë i domosdoshëm pas dhimbjeve të forta që ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid kishte përjetuar kohët e fundit. Një gjilpërë metalike e vendosur atëherë për stabilizim ishte zhvendosur dhe i ishte ngulitur në parakrah, duke shkaktuar shqetësime të vazhdueshme.

Ndërhyrja kirurgjikale rezultoi e suksesshme. Beckham u fotografua në shtratin e spitalit me krahun e fashuar nga bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, e cila publikoi gjithçka në rrjetet sociale. Ajo e shoqëroi foton me një mesazh prekës: “Shërohu shpejt babi”, si dhe ndau një tjetër imazh me një gjerdan që mbante të njëjtin mesazh.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

temperaturat e larta ikshpk tregon masat mbrojtese ndaj ekspozimit ne vendet e punes 685e8afb65022
Lajmi i mëparshëm

Temperaturat e larta, IKShPK tregon masat mbrojtëse ndaj ekspozimit në vendet e punës

nga mesnata ulet cmimi i dizelit 685e90267ad7e
Lajmi i radhës

Nga mesnata ulet çmimi i dizelit

Të fundit nga

ShkoLartë