be shpeh keqardhje per vonesat ne rastin banjska 6a490f55de293

BE shpeh keqardhje për vonesat në rastin Banjska

July 4, 2026
1 minut lexim

Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj informacioneve të fundit se përgjegjësit për sulmin në Banjskë mbrohen nga struktura zyrtare në Serbi.

Nga Zyra për Shtyp e Komisionit Evropian vetëm përsëritet qëndrimi se shprehet keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në veri të Kosovës në vitin 2023.

Megjithatë, nuk ka pasur reagim zyrtar lidhur me hulumtimin e Radios Evropa e Lirë, në të cilin identifikohen dy pjesëtarë të Xhandarmërisë së Serbisë, të përmendur si pjesë e sigurimit të Zvonko Veselinoviqit dhe Millan Radoiçiqit. Hulumtimi bazohet në analiza fotografish, burime të hapura dhe gjurmë publike që i lidhin ata me njësinë speciale të policisë.

Presidenti i Serbisë ka mohuar se ata mbrohen nga pjesëtarë të strukturave shtetërore serbe, ndërsa njëkohësisht ka deklaruar se Millan Radoiçiq nuk është kriminel.

Sjellja para drejtësisë e përgjegjësve për sulmin në Banjskë mbetet një kërkesë e vazhdueshme e institucioneve evropiane ndaj Serbisë.

Në përfundimet e Këshillit të BE-së dënohet vazhdimisht sulmi në Banjskë, shprehet keqardhje e thellë që Serbia nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për t’i sjellë autorët para drejtësisë dhe kërkohet llogaridhënie.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

250 vjetori i pavaresise putinshba dhe rusia kane pergjegjesi per sigurine e botes 6a490acaa8cfd
Lajmi i mëparshëm

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

zjarri ne malin e shengjinit ministria e mbrojtjes intensiteti i flakeve eshte ulur ndjeshem identifikohet autori i zjarrvenies 6a490fd02dc11
Lajmi i radhës

Zjarri në malin e Shëngjinit, Ministria e Mbrojtjes: Intensiteti i flakëve është ulur ndjeshëm, Identifikohet autori i zjarrvënies

Të fundit nga

ShkoLartë