be sanksionet kunder izraelit jane ende ne tryeze 69d8fa845d36a

BE: Sanksionet kundër Izraelit janë ende në tryezë

April 10, 2026
1 minut lexim

Masat e sanksioneve kundër Izraelit të propozuara nga Komisioni Evropian “janë ende në tryezë” dhe mund të diskutohen në takimin e ardhshëm të Këshillit të Punëve të Jashtme më 21 prill, deklaroi zëdhënësi i Punëve të Jashtme, Anouar El Anouni, në një konferencë për shtyp.



Dje, Franca paralajmëroi se veprimet e qeverisë izraelite në Liban dhe Bregun Perëndimor mund të rihapin diskutimin mbi sanksionet, veçanërisht pezullimin e Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael.

“Çdo vendim për të pezulluar një Marrëveshje Asociimi kërkon unanimitet brenda Këshillit, domethënë, miratimin e 27 shteteve anëtare, gjë që nuk ndodhi me këto propozime”, vuri në dukje zëdhënësi, duke theksuar se propozimet u paraqitën në kontekstin e situatës katastrofike humanitare në Gaza, si dhe vendimet për vendbanimet në Bregun Perëndimor.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

probleme me ashensorin nderron jete nje 65 vjecar ne nje objekt ne shkup 69d8e95308de5
Lajmi i mëparshëm

Probleme me ashensorin, ndërron jetë një 65-vjeçar në një objekt në Shkup

citaku kuvendi u ngrit mbi dallimet politike foli me nje ze per te verteten dhe dinjitetin e viktimave te luftes 69d8fb78596aa
Lajmi i radhës

Çitaku: Kuvendi u ngrit mbi dallimet politike, foli me një zë për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës

Të fundit nga

ShkoLartë