be rishikon ndalimin e shitjes se automjeteve me djegie te brendshme mirepret hibridet dhe biokarburantet 6941f06593ffb

BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet

December 17, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Evropian po rishikon ndalimin e plotë të shitjes së automjeteve me motorë me djegie të brendshme.

Duke nisur nga viti 2035, prodhuesit nuk do të jenë më të detyruar të ulin emetimet në zero, por t’i reduktojnë ato me 90%.

Ky ndryshim hap rrugën për automjete që nuk janë plotësisht elektrike ose me hidrogjen, siç janë hibridet plug-in dhe automjetet me zgjatues autonomie. Vendimi është pjesë e standardeve të rishikuara për emetimet e CO₂, të miratuara nga Komisioni Evropian.

Sipas rregullave të reja, 10% e mbetur e emetimeve do të duhet të kompensohet nga prodhuesit e automjeteve përmes përdorimit të çelikut me emetime të ulëta ose karburanteve të qëndrueshme, si karburantet elektronike (e-fuels) dhe biokarburantet e përparuara.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdes ne rrethana te dyshimta ne moske perfaqesuesi i prodhuesit serb te armeve jugoimport 6941eeb426b2e
Lajmi i mëparshëm

Vdes në rrethana të dyshimta në Moskë përfaqësuesi i prodhuesit serb të armëve “Jugoimport”

djali akuzohet per vrasjen e prinderve te tij ciftit te njohur holivudian reiner 6941f6e01c284
Lajmi i radhës

Djali akuzohet për vrasjen e prindërve të tij, çiftit të njohur holivudian Reiner

Të fundit nga

ShkoLartë