be pritet te shtrengoje me tej rregullat e vizave per qytetaret ruse 690be133a2a38

BE pritet të shtrëngojë më tej rregullat e vizave për qytetarët rusë

November 6, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Evropian (BE) po përgatitet të shtrëngojë më tej rregullat e vizave për qytetarët rusë dhe do të lëshojë vetëm “viza me një hyrje të vetme”.

Sipas faqes së lajmeve “Politico”, duke cituar burime të BE-së, thuhet se rregullorja do të ishte pjesë e përpjekjeve për të ndëshkuar Moskën për luftën e saj të vazhdueshme në Ukrainë.

Me rregulloren e re, është planifikuar që qytetarëve rusë t’u lëshohen vetëm viza me “një hyrje të vetme” në vend të vizave Schengen me shumë hyrje.

Komisioni i BE-së pritet ta shpallë rregulloren këtë javë, e cila do të parashikojë disa përjashtime për arsye humanitare ose për njerëzit me shtetësi të BE-së.

BE njoftoi se do të pezullonte marrëveshjen e lehtësimit të vizave të nënshkruar më parë me Rusinë në vitin 2022 dhe më vonë përgatiti rregulla të reja për të vendosur kufizime më të rrepta për vizat për qytetarët rusë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkrumbohet nga flaket volkswagen brenda ne tunelin e skerfices 690be0c522af7
Lajmi i mëparshëm

Shkrumbohet nga flakët “Volkswagen” brenda në tunelin e Skërficës

superhena dhuron spektakel fotot me te bukura te shkrepura neper bote 690be2e57424d
Lajmi i radhës

Superhëna dhuron spektakël, fotot më të bukura të shkrepura nëpër botë

Të fundit nga

ShkoLartë