be per vendimet e kushtetueses rokas zbatimi i ligjit kyc per integrimin 6a3ea510ba972

BE për vendimet e Kushtetueses, Rokas: Zbatimi i ligjit, kyç për integrimin

June 26, 2026
1 minut lexim
ROKAS MIA

E i pyetur për protestat e sotme në Tetovë, që vijnë pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të vitit 2007 për emrat e rrugëve në Tetovë, ambasadori i Bashkimit Europian në Maqedoni, Mihalis Rokas, tha se ajo që mbështet BE-ja janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese si organi më i lartë juridik në vend, por theksoi po ashtu se në rrugën e integrimit evropian të një vendi thelbësore janë edhe çështjet që prekin pakicat etnike.

“Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë gjyqësor në shtet. Është thelbësore që vendimet e saj të zbatohen menjëherë. Kjo është ajo që ne mbështesim. Gjithashtu çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, pakicat etnike, janë pjesë esenciale e integrimit evropian kështu që presim që institucionet t’i zbatojnë ato në mënyrë të përpiktë”, u shpreh Mihail Rokas – ambasador i BE-së.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

denime deri ne dy mije euro nga 1 korriku ndalohet levizja ne pyje pa leje perkatese 6a3e8dfad3f13
Lajmi i mëparshëm

Dënime deri në dy mijë euro, nga 1 korriku ndalohet lëvizja në pyje pa leje përkatëse

i nxehti vdekjeprures godet spanjen 327 persona humbin jeten 6a3eb70db0039
Lajmi i radhës

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

Të fundit nga

ShkoLartë